Vera është një moment i veçantë: nga njëra anë jemi të lumtur se do të shkarkojmë tensionin e grumbulluar gjatë vitit ku kemi shkuar në punë e në shkollë, dhe nga ana tjetër shpesh kemi problemin se si të merremi me fëmijët, me pushimet, me kohën e lirë.
Pavarësisht ditëve më të gjata, pushimeve dhe udhëtimeve, në verë, kur rriten temperaturat, stresi arrin në maksimumin e vet. Nivelet e kortizolit, hormoni që çlirohet në gjak në situata stresuese, ka një mbarëvajtje sezonale dhe janë më të larta gjatë stinës së verës.
Kortizoli kryen funksione të ndryshme të rëndësishme si: rregullimi i nivelit të sheqerit, kripës dhe lëngjeve, ul inflamacionet dhe ndihmon në mirëqenie. Përgjithësisht është më i lartë në mëngjes, e bie më pas gjatë ditës për të arritur nivelet minimale në mbrëmje, në mënyrë që të ruajë cilket e gjumit, edhe pse mund të ndodhë që sëmundjet, mungesa e gjumit dhe disa ilaçe ndikojnë në përkeqësimin e një niveli sa më normal. Hormoni i stresit është i pranishëm në sasi më të mëdha në verë, ndërkohë që nivelet e inflamacionit nuk ndryshojnë në mënyrë të dukshme, krahasuar me stinën e dimrit.
Të shijojmë fillimin e ri
Për çdo fazë që mbaron, është një tjetër që fillon dhe çdo moment kalimtar, edhe pse i vogël, si ndryshimi i stinës, meriton të festohet për risitë që mund të sjellë. Duket një gjë pa kuptim, por ta nisim stinën e bukur me pozitivitet na bën t’i përjetojmë momentet që na presin me më shumë optimizëm, kreativitet dhe dëshirë për të vepruar. Pastaj, vera është një stinë e përshtatshme për çdo të bukur dhe argëtuese që mund të na ndodhë. Një pasqyrë e kësaj stine janë fëmijët, të cilat janë kaq të lumtur kur vjen vera.
Të çojmë përpara një ndryshim të vogël pozitiv
Kur jemi të stresuar në mënyrë të paevitueshme grumbullojmë kaq shumë dëshira të parealizuara dhe nuk kemi kohë që t’i çojmë ato deri në fund. Një blerje, një vendim, një projekt sportiv, një qëllim i mirë… Jo domosdoshmërish duhet të jetë koha e ndryshimeve të mëdha, por mund të fillojmë me një gjë të vogël. Për shembull: ‘tani që erdhi vera do të lexoj në mbrëmje disa faqe nga një libër i mirë’. A nuk është kjo një ide e mirë?
Të shfrytëzojmë problemet në avantazhin tonë
Kush nuk ka probleme? Padyshim që nuk do të jetë stina e re që do të na ndryshojë jetën dhe këtë gjë e dimë të gjithë. Por mund të jetë një moment i mirë për t’i parë gjërat nën një këndvështrim tjetër. Shpesh, problemet, kritikat, pakënaqësitë mund të shndërrohen në raste për të reflektuar dhe për të ndryshuar kufizimet në burime të çmuara.
Ka disa zgjidhje që mund të jenë kreative. Vështirësitë janë një provë, në një masë të tillë që mund të na bëjnë të aftë të përkushtohemi për të gjetur rrugë të reja për të kaluar pengesat. Ndonjëherë, energjia negative që kanalizojmë te pakënaqësitë dhe inatet e mbledhura brenda vetes, mund të përdoren në mënyrë konstruktive.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 132
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.