8 Dhjetori i 2023-shit shënon 33 vite nga krijimi i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit të vitit 1990.
Kjo ditë është historike pasi që nga data 8 deri në datën 12 të vitit 1990, kjo lëvizje solli pluralizmin politik. Ishte një lëvizje që në një mënyrë ose në një tjetër ndryshoi sistemin në Shqipëri dhe i dha fund një epoke 46-vjeçare.
Një seri protestash të paorganizuara dhe njerëzit kuptuan se ata që ishin kundër regjimit ishin më tepër se sa ata që kërkonin ta mbronin atë sistem. Protesta nisi me pak studentë në “Qytetin Studenti” dhe më pas u bë masive.
Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës, integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.
Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund epokës të gjatë të vetë-izolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.