Mirëqenie

January 6, 2017 | 8:09

Dita e Ujit të Bekuar

6 janari është dita e ujit të bekuar. Dita e Pagëzimit të Jezu Krishtit shënon edhe fillimin e misionit të tij shpëtimtar. Kjo festë quhet e dritës sepse Perëndia është drita dhe Ai u shfaq te njerëzit. Ai u shfaq duke zbuluar misterin e Trinisë së Shenjtë. Ati dëshmoi se Jezusi nuk është njeri i thjeshtë, por Perëndi-njeri, ku në personin e Jezuit u bashkua natyra hyjnore me atë njerëzore. Në këtë ditë, e gjithë natyra shenjtërohet me Pagëzimin e Zotit Jezu Krisht.

Uji i bekuar

Krishti në moshën 30-vjeçare erdhi në Jordan tek Joan Pagëzori që të pagëzohej prej tij. Me pagëzimin e Tij, shenjtëroi natyrën e ujërave dhe varrosi në lumin e Jordanit mëkatet e njerëzimit”, thuhet në njoftimin përkatës që Kisha Ortodokse ka lëshuar për këtë ditë. Sipas saj, kjo e kremte nis që në datën 5 janar, kur kryhen Shërbesat e Orëve të Mëdha, Mbrëmësores së Madhe me Liturgjinë e Vasilit të Madh si dhe të Bekimit të Madh të Ujit. Më datën 6 kryhet shërbesa e Liturgjisë së Joan Gojartit, shërbesa e Bekimit të Madh të Ujit si edhe ceremonia e hedhjes së Kryqit. Mjaft qartë edhe Zoti predikoi domosdoshmërinë e pagëzimit duke thënë: “Kush të besojë dhe të pagëzohet, do të shpëtojë” (Marku 16: 16). Edhe tek apostujt dha porosinë të predikojnë ungjillin “duke i pagëzuar në emrin e Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë” (Marku 28: 19).

Të mbledhur së bashku për të adhuruar Perëndinë, por edhe për të ndarë mesazhet e kësaj të kremteje që i jep vetë shërbesa e bekimit të ujit siç quhet ndryshe edhe Ajazma e Madhe, besimtarët krijojnë një atmosferë të vërtetë festive.

Pas shërbesës së Bekimit të ujit, besimtarët marrin ujin e bekuar, duke e përdorur atë për shërim shpirtëror e trupor, për familjen dhe të afërmit e tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top