Aktualitet

March 14, 2024 | 6:15

“Dita e Verës”, festa pagane që i ka rrënjët në Elbasan

Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, Festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Elbasanit. Kjo festë e lashtë nis mbrëmjen e 13 marsit. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, Dita e Verës ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit, veçanërisht në Tiranë.

05Zanafillën, Dita e Verës e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 marsit.

0

Kopshtarët e luleve dhe këngët e traditës

Dita e Verës nuk ka kuptim pa lulet dhe këngët. Prej kohesh elbasanasit njihen si kopshtarë me nam dhe këngëtarë të shpirtit. Lulet më karakteristike në Elbasan janë jasemini, karafili, trëndafili, zymbyli, karakaftet etj. Kultivuesit kujdesen për lulet në mënyrë që ato të shpërthejnë Ditën e Verës.

Gjatë natës dhe Ditën e Verës këndohen me pasion të veçantë këngët e mjeshtrit të muzikës popullore qytetare Isuf Myzyrit. Këngë të tilla si: “Një lulishte me trëndafila”, “Ç’u dëshirush me të pa”, “Ma mirë n’pyll se n’qytet, “Si bilbili në pranverë” etj., këndohen jo vetëm nga elbasanasit, por në mbarë trojet shqiptare.

 

Veroret

09

Sipas studiuesit dhe muzikologut të njohur Thanas Meksi, nga i cili kemi marrë këtë informacion, Dita e Verës ishte dhe dita e verojkave (ose veroreve). Nëse i referohemi “Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe” (viti 1980, faqe 2135), verojka ishte një gjalmë i përgatitur me fije të kuqe e të bardha që ua lidhnin fëmijëve në duar apo në qafë në Ditën e Verës. Por, siç shkruan Konica, me verore rrethoheshin edhe degët e thanave, dëllinjave, dafinave apo shelgjeve. Në shumë raste në Ditën e Verës thureshin kurora dhe i varnin në portat e shtëpisë, për të sjellë fat.

 

Gatimet tradicionale të festës

Gatimet karakteristike të qytetit tw Elbasanit janë ballakumet, revania, tavë me pistil, tavw kosi, kabunia, çomleku, gjeli i detit, qulli me arra, pa munguar gostitw shoqëruese qw janë vezët e freskëta, arrat dhe palat e fikut si shenjw bekimi deri nw festwn e ardhshme.

Pakot e përgatitura enkas pwr tw vegjlit, ku nuk mungojnë larmishmwria e frutave, tradicionalisht u dhurohen fëmijëve të vegjël, të cilët janë të parët që bëjnë vizita mbarësie nëpër shtëpitë e të afërmve dhe të fqinjëve.

08

Të parët, tregojnë se një natë para ditës së Verës, njerëzit mblidheshin më shpejt në shtëpitë e tyre, për të festuar së bashku me të afërmit, epilogun e kësaj feste. Zgjimi bëhej në të gdhirë dhe të moshuarit herët në mëngjes hapnin derën e shtëpisë për bujari, merrnin shtamën për ta mbushur me ujë të freskët dhe sillnin në shtëpi një plis bari të gjelbëruar, ndërkohë që të rinjtë plehronin portokallet dhe ullinjtë.

Dreka e kësaj dite ishte një rit plot humor dhe shijim për të gjithë elbasanasit, të cilët zakonisht e kalonin këtë drekë në natyrë, ku organizoheshin lojëra popullore. Në këtë ditë elbasanasit urojnë njëri-tjetrin për një jetë sa më të gjatë dhe të lumtur.

 

Ballakumja, ëmbëlsira tradicionale e Ditës së Verës

07

Në fakt askush nuk mund ta kuptojë Festën e Ditës së Verës, një festë tradicionale pagane, e cila kremtohet çdo 14 mars, pa shijimin e ballakumes, ëmbëlsirës simbol të Elbasanit, një qytet i cili ndodhet në zemër të Shqipërisë dhe i njohur për traditat e tij, sidomos në fushën e arsimit dhe kulturës.

01

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top