Aktualitet

March 14, 2024 | 15:24

Dita e Verës/ “Korça” dhe “Kuqalashe” me dizajn të ri, qytetarët bëjnë gëzuar me pijen e preferuar

Si çdo vit, në Ditën e Verës, krahas festimeve në kryeqytet nuk mund të mungojë shija e birrës. “Hysenbelliu Group” u përfaqësua me dy birrat autentike shqiptare, me birrën “Korça” dhe birrën “Tirana”, kjo e fundit e përfaqësuar nga birra Kuqalashe.
Stendat e birrave cilësore dhe aq të preferuara u pozicionuan në sheshet dhe akset më të frekuentuara të Tiranës.

screenshot_20240314_151502_instagram

Vendasit dhe turistët e pranishëm kanë ngritur gotën për të uruar ditët me diell dhe momentet e bukura verore.
Në këtë datë të shënuar marsi, qytetarët janë bashkuar për një festë plot gëzim dhe shije të mirë të Kuqalashes e cila këtë sezon vjen me një dizajn të ri dhe shije tejet cilësore.
Birra “Kuqalashe” është përgatitur me malto speciale që i jep ngjyrën karakteristike, të dallueshme nga të gjitha llojet e tjera te birrave, duke e veçuar atë si birrën e vetme të kuqe shqiptare.
screenshot_20240314_151616_instagram

Birra “Korça” dhe birra “Tirana”, tashmë janë gati për një sezon të shkëlqyer.

birra-kuqalashe

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top