Në mbarë botën 3 dhjetori festohet si Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara. Kjo ditë festohet për të nxjerrë në pah çështjet që prekin personat me aftësi të kufizuara dhe për të mbrojtur mirëqenien, dinjitetin dhe të drejtat themelore të tyre. Sipas OBSH-së, mbi 1 miliard njerëz në të gjithë planetin janë të prekur nga aftësitë e kufizuara, që është rreth 15 për qind e popullsisë së botës.
Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara 2022: Tema
Tema e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, këtë vit, është “Zgjidhjet transformuese për zhvillim gjithëpërfshirës: roli i inovacionit në nxitjen e një bote të aksesueshme dhe të barabartë”. Festimi i vitit 2022 do të fokusohet në nevojën për zgjidhje inovative për të ndihmuar në krijimin e një modeli zhvillimor gjithë përfshirës për të ndihmuar njerëzit me aftësi të kufizuara.
Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara 2022: Histori
Në vitin 1976, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (UNGA) shpalli vitin 1981 si Viti Ndërkombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuara (IYDP). Më 6 shkurt 1981, Presidenti amerikan Ronal Reagan bëri të njëjtën gjë. Më pas OKB-ja shpalli 1983-1992 si dekadën e personave me aftësi të kufizuara. Miratimi i 3 dhjetorit si Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara ndodhi gjatë mbledhjes së 37-të plenare të OKB-së, më 4 tetor 1992.
Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara 2022: Rëndësia
Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara festohet për të inkurajuar rritjen e asimilimit të personave me aftësi të kufizuara në aspektet socio-politike, ekonomike dhe kulturore të jetës. Qëllimet bien nën Axhendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.