Në fokus

July 6, 2017 | 10:58

Dita Ndërkombëtare e puthjeve, ja disa fakte që nuk i dinit

6 korriku shënon Ditën Ndërkombëtare të Puthjeve. Puthja është një veprim i mistershëm dhe në hapat e parë të një marrëdhënieje, interpretimi i saj mund të nxjerrë të vërteta interesante. Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme puthjesh, nëpërmjet të cilave personi tjetër mund të jetë duke u përpjekur t’ju komunikojë diçka. Puthja në ballë shpreh admirim. Puthja në faqe është një akt tjetër i butë dashurie. Shpesh së bashku me një përqafim nënkupton një “Përshëndetje” ose “Mirupafshim.”
Sipas një kërkimi të fundit, një puthje që zgjat 10 sekonda mund të transmetojë rreth 80 milionë baktere. Rezultati? Sistemi imunitar forcohet, reduktohet ankthi, përmirësohet vetëvlerësimi. Ja disa nga të mirat që sjell puthja:

befikre-censor-story_647_112016123822

 

RRIT INTIMITETIN

Në një studimi anglez thuhet se janë gjithnjë e më të shumta çiftet që kanë zakon të mos shkëmbejnë më puthje apo përkëdhelje. 25% e të intervistuarve deklaruan se nuk e preferojnë afrimitetin fizik gjatë natës, edhe pse kontakti i trupave forcon lidhjen e çiftit, me efekte pozitive për bashkëpunimin dhe dëshirat. Çiftet që përshëndeten me një puthje para se të largohen nga njëri-tjetri tregojnë nivele më të larta të vetëvlerësimit, të aftësisë për të reaguar ndaj stresit etj.

EMOCIONE POZITIVE

Kur puthim, muskujt e fytyrës kontraktohen, duke krijuar kështu një gjimnastikë të vërtetë antirrudhë. Lumturia është një “lifting” për shpirtin, e aftë për ta bërë fytyrën të shkëlqejë. Kjo është arsyeja se pse dukemi ndryshe sa herë ndihemi shumë mirë, më të rinj e vitalë. Emocionet pozitive kanë efektin e një ngarkese elektrike në gjendje të aktivizojë prodhimin e të ashtuquajturve hormone të mirëqenies.

EFEKTE RELAKSUESE

Gjatë një puthjeje, organizmi sekreton serotoninë, dopaminë e oksikotinë, prezente edhe gjatë momentit të lindjes. Falë neurotransmetuesve prezentë, puthjet janë antristres. Puthjet qetësojnë ankthin dhe luftojnë dhimbjen e kokës. Pra, një terapi e vërtetë që na dhuron besim, lidhje më të forta. Puthuni më shpesh!

SHKËMBIM BAKTERESH

Sipas “Netherlands Organisation for Applied Scientific Research”, rreth 80 milionë baktere shkëmbehen gjatë një puthjeje 10-sekondëshe.
Studiuesit kanë kronometruar puthjet dhe kanë marrë një kampion të pështymës në çiftet pjesëmarrëse në eksperiment. Një pjesëtari të një çifti iu ofrua një pije që përmbante lloje të ndryshme mikroorganizmash: pas puthjes, sasia e baktereve u rrit me 3 herë te të dy partnerët!

SHËNDETI I GOJËS

Në gojën e njeriut ekzistojnë rreth 700 lloje bakteresh dhe mbi 100 miliardë mikroorganizma: ky sistem kompleks është në gjendje të tresë e të sintetizojë substancat ushqyese, duke parandaluar rrezikun e infeksioneve e të sëmundjeve. Rekomandohet të evitohet fiksimi për pastërtinë; të puthësh të afërmit, miqtë e partnerin, të përkëdhelësh kafshët na bën mirë për shëndetin. Kur japim një puthje franceze, jo vetëm që përmirësohet mbrojtja imunitare, por bakteret shpërndahen, aq sa mes partnerëve mikroflora orale fillon të ngjajë gjithnjë e më shumë./Balkanweb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top