Në fokus

April 8, 2016 | 12:55

Dita ndërkombëtare e romëve, një grup vulnerabël dhe në risk

Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë rome, traditave dhe kulturës, por njëkohësisht shërben për të bërë thirrje për përfshirjen sociale. Në këtë ditë synohet të rritet ndërgjegjësimi rreth sfidave me të cilat ballafaqohet ky komunitet në gjithë botën.

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, shpreh shqetësimin se situata e këtij minoriteti në Shqipëri mbetet problematike dhe me ngarkesa të mëdha sociale, ende të pazgjidhura.

Romët janë një grup vulnerabël dhe në risk. Sistemi ynë social (strehimi, regjistrimi në gjendjen civile, përfitimi i ndihmës ekonomike, arsimimi, punësimi, formimi profesional, kujdesi shëndetësor dhe çdo beneficë që ky sistem, ua siguron qytetarëve të vet), i pranon vetëm formalisht këta individë, por në realitet ata janë të përjashtuar nga shumë shërbime publike, ose përballen me forma diskriminimi.  Barazia formale ekziston për pjesëtarët e këtij minoriteti, por ajo nuk është kthyer në një barazi reale thelbësore për këtë minoritet.

Në këtë ditë të rëndësishme për minoritetin romë, Totozani risjell në vëmendjen publike si raste që nuk duhen përsëritur zhvendosjet me forcë nga vendbanimet të komuniteteve Romë, pa respektuar starndardet dhe parimet ndërkombëtare të kësaj fushe.

Ai  konstaton me shqetësim se fëmijët Romë, vazhdojnë të vuajnë problemin e braktisjes së shkollës, mosfrekuentimit të rregullt të saj, si dhe të krijimit të një ambienti paragjykues dhe jo pranues për ta në shkollë. Gjithashtu, nuk mungojnë rastet unike të segregimit në shkolla, me shumicë dërrmuese të nxënësve nga komuniteti romë. Ndërsa, shfrytëzimi i tyre për punë vazhdon të mbetet një çështje serioze.

Dita Ndërkombëtare e Romëve është deklaruar zyrtarisht në vitin 1990 në Poloni, gjatë Kongresit të katërt të Unionit Ndërkombëtar Rom, në nderim të takimit të parë ndërkombëtarë të përfaqësuesve romë të mbajtur në prill të vitit 1971.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top