Sot është Dita Ndërkombëtare e Vajzave, një ditë kjo e krijuar nga Kombet e Bashkuara me qëllim, mbështetjen e më shumë se 1.1 miliardë vajza në të gjithë botën për t’u bërë një forcë e madhe e një bote të qëndrueshme.
Kjo ditë ka për qëllim të nxjerrë në pah faktin se, shumë vajzave nëpër botë u janë prishur ëndrrat e tyre nga dhuna, diskriminimi dhe pabarazia.
Një raport i ri nga “Save the Children”, i publikuar para Ditës Ndërkombëtare të Vajzave identifikon Nigerinë, Çadin, Republikën Qendrore Afrikane, Malin dhe Somalinë, si vendet më të këqija për vajzat sot. Shtatzënia në adoleshencë dhe martesa e fëmijëve mbetet një problem i madh në të gjithë botën. Një vajzë nën moshën 15 vjeçe është e detyruar të martohej çdo shtatë sekonda, thuhet në njoftimin nga “Save the Children”. Në tërësi, rreth 15 milion vajza janë martuar para se të mbushin 18-vjeç.
Çdo vit 2.5 milionë vajza bëhen nëna nën moshën 16 vjeç .
Edhe në vendet në zhvillim, rreth 19% e vajzave mbeten shtatzënë para moshës 18 vjeç dhe 3% para moshës 15 vjeç.
Vendet që renditen më të mira për vajzat dhe adoleshentët janë: Suedia, Finlanda, Norvegjia, Holanda dhe Belgjika.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.