Për herë të parë Shqipëria bëhet pjesë e festimeve ndërkombëtare të Ditës së Xhazit, eveniment që mbahet më 30 prill. Ideuar nga Agjencia për Kulturë e Kombeve të Bashkuara, në krijimin e saj kjo datë ka si qëllim rritjen e vetëdijes për vlerat e xhazit si një mjet edukativ dhe forcë për paqen, unitetin, dialogun dhe bashkëpunimin e zgjeruar mes njerëzve. UNESCO ka caktuar 30 prillin për këtë ditë, me rezolutën e miratuar në Konferencën e Përgjithshme të kësaj organizate, në nëntor të 2011-ës.
Aktiviteti do të nisë ditën e shtunë nga Tirana dhe do të zgjasë plot 12 orë, nën atmosferën e muzikës dhe vallëzimit nën ritmet e “Swing”, një rrymë muzikore e xhazit në fillim të viteve ’30, e cila përmban instrumente si trumbeta, tromboze, saksofonë, klarineta, por edhe kitarë e violinë. Kjo ka qenë ideja e organizatorëve, anëtarëve të “Hemingwej Fan Club Albania”, të parën e këtij lloji në Shqipëri që është pagëzuar si “Swing Marathon”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.