Çdo 3 minuta, një fëmijë në botë diagnostikohet me kancer. Tek të rriturit, simptomat mund të pikasen në fazat e hershme ndërsa tek fëmijët në 80% të rasteve sëmundja është përhapur në pjesë të tjera të trupit. Por ndërkohë që një pjesë e madhe e fëmijëve i mbijetojnë sëmundjes, shumë prej tyre shfaqin probleme të rënda me shëndetin në moshë të rritur, si pasojë e trajtimeve që kanë marrë në moshë të vogël. Prandaj një kurë nuk mjafton.
Çdo vit, më shumë se 160.000 fëmijë janë diagnostikuar me kancer, dhe rreth 90.000 vdesin nga kjo sëmundje.
Me trajtim të shpejtë dhe efektiv, shumica e kancereve të fëmijërisë mund të shërohet – por statistikat globale vënë në dukje një pabarazi tronditëse – në vendet e zhvilluara, rreth 80% e fëmijëve me kancer mbijetojnë, por në mjedise me burime të ulëta kjo shifër bie në 20% apo edhe 10% . Në vendet më të varfra të botës, është e vështirë për të fituar qasje në informata, diagnostikimin e hershëm, kujdes dhe trajtim.
Fëmijët, të rinjtë me kancer dhe familjet e tyre nuk duhet të kalojnë nëpër këtë udhëtim vetëm. Ata kanë nevojë për mbështetje, ndihmë dhe kujdes.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.