Në fokus

May 6, 2017 | 7:45

Ditëlindja e babait të psikoanalizës, ende i qëndrojnë kohës tezat e tij shkencore

Ai është një nga shkencëtarët më të spikatur të shekullit të 20-të. Studentët e psikologjisë në mbarë botën i referohen atij si “gjysh Frojdi”. Gjatë jetës së tij, disa e konsideruan një sharlatan, të tjerët një gjeni. Coco Chanel e ka quajtur feministin e parë mashkull – sepse ishte Frojdi, në mënyrë të veçantë, që u bë teoricien i revolucionit seksual,i cili shtyu gratë drejt idesë së të drejtave të barabarta.

frojdi-okDy zbulime në veçanti e kanë siguruar ndoshta reputacionin e tij përjetë; ai zbuloi misterin e ëndrrës, dhe ishte personi i parë që doli me një teori universale për funksionimin e mendjes së nënndërgjegjeshme të njeriut.

Babai i psikanalizës, Sigmund Freud lindi në 6 maj 1856 në Moravi, rajon në pjesën lindore të Republikës Çeke. Ai studioi për mjekësi dhe nga fundi i shekullit të XIX, doli me disa ide të reja shumë interesante rreth mendjes së njeriut. Idetë e Frojdit ndikuan jashtëzakonisht në shkollën e mendimit në këtë fushë. Megjithëse u zëvendësua përfundimisht nga metoda të tjera më të avancuara, psikoanaliza e Frojdit la gjurmë të përhershme, si në psikologjinë edhe psikoterapinë e sotme.

Frojdi zhvillonte bisedime të gjata me pacientë dhe studionte ëndrrat e tyre për të gjetur shkaqet e problemeve mendore dhe emocionale. Ai përdorte edhe hipnozën si mënyrë për të parë nëse pacientët do të ndihmoheshin për të lehtësuar mendjet e trazuara. Por në shumicën e rasteve efektet ishin vetëm të përkohshme.

Frojdi ishte i pari në rrugën e tij edhe pse ajo që bëri, sot mund të duket e lehtë. Ai ulej pranë pacientëve dhe dëgjonte se çfarë thonin. Pastaj i nxiste ata të flisnin rreth çdo gjëje që mendonin. Sipas Frojdit, të gjitha idetë, mendimet dhe çdo gjë që kalonte në mendjen e këtyre pacientëve ata duhej ta shprehnin, asgjë nuk duhej lënë pa thënë për shkak të frikës, turpit ose fajit.

kujtimetFrojdi besonte se të gjitha kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë ruhen thellë pa vetëdije në mendje. Kjo pjesë e mendjes, thoshte ai, përmban urime, dëshira dhe përvoja shumë të frikshme për t’u njohur. Frojdi mendonte se në qoftë se këto kujtime mund të sillen disi në mendjen e vetëdijshme, a rikujtoheshin, pacienti do të ndjente përsëri dhimbje, por këtë herë personi do t’i përjetonte si një i rritur; do t’i ndjente, shqyrtonte dhe së fundi do t’i kuptonte ato. Frojdi arsyetonte se duke përdorur këtë metodë, dhimbja dhe trysnia emocionale e së kaluarës do të dobësohej dukshëm; këto ndjenja do të humbisnin forcën e tyre dhe së shpejti pacienti do të ndjehej më mirë.

Frojdi doli me propozimin se mendja është e ndarë në tri pjesë: Id, Ego dhe Superego. Sipas kësaj teorie, Superego vepron si një përmbajtës që udhëhiqet nga vlerat të cilat njeriu i mëson nga prindërit dhe shoqëria. Puna e Superegos është ta mbajë Idin nën kontroll.

idi

Id është tërësisht pa ndjenja, por shërben si ushqim për ndjenjat që kërkojnë kënaqësinë e menjëhershme a plotësimin me çdo kusht të nevojave dhe dëshirave.

Ego – Uni ose Vetja ofron reagim të menjëhershëm për ngjarjet e realitetit. Uni është vija e parë e mbrojtjes e vetes nga tjetri. Uni përpiqet të balancojë dy ekstremet, Id dhe Superego,

Shumë nga teoritë e Freud mbi mënyrën se si funksionon mendja gjithashtu kishin lidhje të forta seksuale. Këto ide përfshijnë atë që Frojdi i cilësoi si ndjenjat e shtypura të bijve ndaj nënave, dhe bijave ndaj etërve.

imagesDoktor Frojd ishte neurolog. Ai trajtonte çrregullime të sistemit nervor. Ai mendonte se sëmundjet fizike mund t’i fshehin më thellë problemet mendore. “Mendja e shëndoshë, në trup të shëndoshë”. Studimet e Frojdit lidhur me shkaqet dhe trajtimin e çrregullimeve mendore ndihmuan në lindjen e shumë ideve në psikiatri, fushë e mjekësisë që trajton kushtet mendore dhe emocionale.

Frojdi është quajtur babai i psikoanalizës, metodë e terapisë me biseda, diskutime dhe hetime të frikës së fshehur.

Sigmund Frojd përdorte shoqërimin e lirë. Ai mendonte se vetëm kështu pacientët mund të çlironin mendimet e tyre dhe të thonin çdo gjë që mendonin. Frojdi gjithashtu i nxiste pacientët të flisnin për ëndrrat e tyre në përpjekje për të shqyrtuar frikën e fshehur dhe dëshirat a pavetëdijshme.

Ati i psikoanalizës, Sigmund Freud, vdiq në moshën 83-vjeçare në Londër në shtator të vitit 1939. Ana Frojd, më e vogla nga gjashtë fëmijët e tij, u bë një psikoanaliste e njohur.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top