Në fokus

January 17, 2017 | 8:36

Divorci, shkak për buliminë dhe anoreksinë

Divorci mund të jetë shkaktar i çrregullimeve të të ngrënit tek gratë në moshë të mesme, thonë ekspertët. Ata paralajmërojnë se ata që janë në të dyzetat e tyre janë në rrezik nga bulimia dhe anoreksia nga ndryshimet e jetesës, duke përfshirë e martesën dhe vdekjen e një prindi.

Një studim britanik zbuloi se 15 për qind e grave të moshës së mesme kanë luftuar një çrregullim të të të ngrënit, dhe pothuajse një e katërta e tyre e kanë bërë këtë në vitin e kaluar. Edhe pse mendohej se gratë në këtë moshë e kishin kaluar “dritaren e  rrezikut” për çrregullime të të ngrënit, të cilat janë të lidhura më shpesh me adoleshentët, rezulton e kundërta.

heavy woman watching TV while eating junk food

Shifrat më të larta se sa pritej po fajësohen, të paktën pjesërisht, për trazirat emocionale në jetën e mëvonshme. Hulumtimet tregojnë se disa njerëz kanë një predispozitë biologjike apo gjenetike për çrregullime të të ngrënit dhe zhyten në to nga ndryshimi i papritur.

“Ankthi nga këto ndryshime mund të çojnë në një çrregullim të të ngrënit”, thonë studiuesit.

Studimi, nga University College në Londër dhe Icahn, Shkolla e Mjekësisë në Nju Jork, është i pari që vuri në dukje çrregullimet e të ngrënit në grupmoshën 40 deri në 50 vjeç. Nga studimi i më shumë se 5300 grave britanike rezultoi se 15.3 përqind, pothuajse një në gjashtë, kanë pasur një çrregullim të të ngrënit në jetën e tyre.

Gratë në të dyzetat e tyre ishin më të rrezikuara nga bulimia, nëse nënat e tyre u ofronin më pak dashuri. Një marrëdhënie e mirë nënë-bijë u shoqërua me një 20 për qind ulje në shansin e zhvillimit të bulimisë. Vdekja e një prindi në fëmijëri rrit shtatë herë më shumë gjasat për të zhvilluar një çrregullim të tillë.

“Çrregullimet me ushqimin  shkaktohet nga një numër i ngjarjeve traumatike dhe divorci është sigurisht një përvojë stresuese. Ajo që kemi gjetur nga studimi është se gratë që vuajnë një çrregullim me ushqimin nuk kanë qasje në shërbimet shëndetësore. Ata vuajnë në heshtje, ndoshta për shkak se ata nuk e kuptojnë se shumë të tjera janë në të njëjtën barkë. Duke u bërë të vetëdijshëm për këtë, ne shpresojmë se ata do të kërkojnë ndihmë”, thotë autorja kryesore e studimit Dr. Nadia Micali, nga University College në Londër.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top