Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton ka sjellë sot në jetë fëmijën e saj të tretë, në Ditën e Shën Gjergjit. Kensington Palace njoftoi se fëmija ka lindur rreth orës 11:00 dhe peshon 3.8 kilogramë. Sipas mediave ndërkombëtare, lindja ka ndodhur pa ndërlikime.
“Dukesha e Kembrixhit solli në jetë djalin në orën 11:01. I pranishëm ka qenë edhe Duka i Kembrixhit, Princi William. Dukesha dhe djali janë në gjendje të mirë shëndetësore. Mbretëresha, Duka i Edinburgut, Princi i Uellsit, Dukesha e Cornwallit, Princ Harry dhe pjesëtarët e të dyja familjeve janë informuar dhe janë tejet të gëzuar për këtë lajm”, tha një zëdhënës i Kensingtonit.
Foshnja është i pesti në radhë për kurorën, ndërsa rezulton stërnipi i gjashtë i Mbretëreshës dhe Dukës së Edinburgut, sikurse edhe vëllai i Princit George dhe Princeshës Charlotte.
Burimi: dailymail.com.uk
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.