Vajzat janë më të kushtueshme për tu rritur se djemtë, sipas një sondazhi.
Nga lindja deri në moshën pesë vjeç, vajzat shpenzojnë rreth 300 £ më shumë në vit se sa djemtë, raporton Sainsbury’s Bank.
Hendeku/Kostoja dyfishohet gjatë viteve të adoleshencës, për prindërit e vajzave të moshës 14 -18 duke shpenzuar gati 600 £ në vit më shumë se prindërit e djemve të së njëjtës moshë.
Hulumtimi sugjeron se hendeku thellohet për shkak të veshjeve të vajzave, të cilat kushtojnë më shtrenjtë se sa për djemtë.
Anketa gjithashtu tregoi se prindërit e fëmijëve nën moshën 25 vjeç, 21% të të ardhurave të tyre mujore të familjes i shpenzojnë direkt në artikuj për fëmijët e tyre. Gjithashtu, ata priren të mbështesin fëmijët e tyre financiarisht edhe në moshë të rritur – deri në moshën 29-vjeçare.
Nënat zakonisht mendojnë të mbështetesin financiarisht fëmijët e tyre deri në moshën 30 vjeç – ndërsa baballarët shpresojnë të ndërpresin marrdhëniet financiare disa vite më parë – rreth moshës 27 vjeç.
Më shumë se 2,000 njerëz nga e gjithë Britania e Madhe morën pjesë në studim dhe prindërit janë pyetur për të vlerësuar koston vjetore të rritjes së fëmijëve të tyre.
Hulumtimi gjeti se deri në moshën pesë vjeçare, kostoja mesatare vjetore e rritjes së një vajzë është 5767 £ , ndërsa kostoja për një djalë zakonisht është 292 £ më lirë, pra ju kushton prindërve 5475 £ në vit.
Midis moshës gjashtë dhe 13 vjeç, një vajzë ju kushton prindërve 6794 £ në vit, ndërsa një djalë i kushton 6414 £ – 380 £ më lirë në vit se një vajzë.
Dhe në mes të moshës 14 dhe 18 vjeç, një vajzë u kushton prindërve 7747 £, ndërsa një djalë kushton 7172£ – 575 £ më lirë se sa një vajzë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.