9-vjeçari Dane Miller ka sindromin Down. Ai gjithashtu e do muzikën. Ai po emocionon mbarë botën me një filmim ku tregon pasionin e tij për muzikën dhe për Whitney Houston.
Dane është filmuar nga tezja e tij gjatë një udhëtimi me makinë teksa këndon ‘I Have Nothing’, kolona muzikore e filmit ‘The Bodyguard’, në të cilën këngëtarja nga New Jersey interpreton në krah të aktorit Kevin Costner.
Familja ka krijuar një kanal në YouTube me titull “Amazing Dane”, për të ndarë më shumë video të Dane duke interpretuar këngët e tij të preferuara.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.