Jackson Bezzant është fëmijë i shkollës fillore. Ai e do familjen e tij, luan jashtë, ka qejf peshkimin dhe shkon në shkollë. Por edhe pse ky djalë i ëmbël është si çdo fëmijë që do të takoje, ai vazhdimisht ngacmohet në shkollë për një arsye zemërthyese: ai ka lindur me një problem të quajtur sindromi Treacher Collins.
Treacher Collins është një sindrom i rrallë që ndikon në zhvillimin e eshtrave dhe indeve të fytyrës. Si rezultat, Jackson është pothuajse i shurdhër dhe tashmë ka kryer një operacion për të rindërtuar presionin e syve të tij.
Familja Bezzant është shumë njohur për njerëzit për shkak të Jackson ose komenteve rreth pamjes së djalit. Babai i Jackson, Dan Bezzant, ecën rrugës me djalin e tij dhe dëgjon një grua që sapo ka parakaluar, “A e pe fytyrën e djalit të vogël?”
Por ishte ngjarja e fundit ajo që e bëri Dan të veprojë.
Jackson po hante mëngjesin në shkollë, kur tre djem më të rritur iu afruan dhe filluan të talleshin dhe ta ngacmonin. Ata e quajtën atë si “përbindësh” dhe “të shëmtuar” deri sa një ndihmës i një mësuesi e vuri re situatën dhe e ndali para se të mund të shkonte më tej.
Historia ishte e mjaftueshme për të përlotur Dan, i cili në këtë moment vendosi se ishte koha për të mbajtur një qëndrim dhe për të përhapur një mesazh. Pas incidentit në shkollë ai hyri në Facebook, ku shpërndau një mesazh të fuqishëm dhe zemërthyes:
“Tani zemra ime është e copëtuar, shpirti im ndjehet si i shfarosur nga gjoksi im dhe ky djalë i ri i bukur, djali im Jackson duhet të durojë një breshëri të vazhdueshme të komenteve dhe injorancave të neveritshme, të cilat kurrë nuk m’i kanë zënë veshët më parë. Ai çdo ditë quhet i shëmtuar, i çuditshëm dhe përbindësh nga shokët e tij në shkollë. Ai flet për vetëvrasje dhe ai akoma nuk është 8 vjeç!
Ai thotë se nuk ka miq dhe të gjithë e urrejnë. Fëmijët hedhin gurë në të dhe e shtyjnë atë duke thënë këto fjalë të tmerrshme dhe ju lutem merrni një minutë dhe imagjinoni sikur ky do të ishte fëmija juaj. Merrni një minutë për të edukuar fëmijët tuaj rreth njerëzve me nevoja të veçanta. Bisedoni me ta për dhembshurinë dhe dashurinë për njeriun. Sindroma e tij quhet Treacher Collins. Ndoshta edhe e njihni atë. Ai ka kryer një operacion mjaft të vështirë dhe ka disa të tjerë në vitet e ardhshme. Sidoqoftë dhe unë mund të vazhdoja … por ju lutem edukoni fëmijët tuaj.
Ju lutem shpërndajeni këtë. Kjo nuk duhet të ndodhë asnjëherë dhe askujt”.
Postimi i Dan u përhap shumë shpejt dhe familja mori mbështetje nga mijëra njerëz.
Gjithashtu postimi i Facebook e ka lidhur atë dhe Xhekson me dy fëmijë të tjerë në zonën e tyre, të cilët po ashtu vuajnë sindromën Treacher Collins dhe tashmë ata po planifikojnë të takohen për një dramë. Dan krijoi një kuti PO për ata që do të dëshironin të dërgonin urime të mira për Jackson, e cila tashmë po mbushet!
Shpresojmë që situata e Danit të ketë sjellë vetëdije në komunitetin e tyre, në shkollën e djalit të tij, madje edhe në komunitetet jashtë zonës së Bezzantit! Prindër, sigurohuni që të merrni kohë për të folur me fëmijët tuaj rreth njerëzve që janë të ndryshëm nga ata dhe se çfarë do të thotë të jesh i pranuar dhe i mirë.
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://tiphero.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.