Lifestyle

May 9, 2016 | 13:31

Djali kinez me 31 gishta, prindërit shpresojnë për kirurgji

Çudirat nuk ndodhin vetëm në Shqipëri. Deformimet gjenetike janë një fenomen të cilit shkencëtarët e fushës i kanë dhënë disa herë shpjegime. Mund të ndodhë për shkaqe terrenesh të ngarkuara kimikisht apo ndotje të tjera rrethanore.

Ai është Hong Hong, vetëm katër muajsh, jeton në Kinë dhe ka 31 gishta. Djali ka lindur në janar me 15 gishta të duarve dhe 16 të këmbëve në Pingjiang, provinë e Hunan. Ai gjithashtu ka dy pëllëmbë në çdo dorë pa gishtin e madh.

Mjekët e diagnostikuan Hong Hong me polydactylism, një gjendje kongjenitale që ndodh te njerëzit, qentë dhe macet, duke u dhënë atyre gishta shtesë në duar dhe këmbë. Polydactyly është një gjendje  shumë e zakonshme, që prek rreth një në çdo 1,000 lindje të gjalla, sipas Kujdesit Shëndetësor të Fëmijëve në Atlanta. Prindërit e Hong Hong-së po përpiqen të mbledhin para të mjaftueshme në mënyrë që djali i tyre të mund t’i nënshtrohet një operacioni për të ndryshuar gjendjen.

Gjendje të tilla sipas mjekëve argumentohen pikësëpari me trashëgimin gjenetik. Nëna e djalit të vogël gjithashtu vuan nga polydactylism, me gjashtë gishta në duar dhe gjashtë në këmbë. Kur ajo ishte shtatzënë me Hong Hong, prindërit u shqetësuan që fëmija i tyre do ta trashëgonte këtë kushtëzim fizik.

Për Hong Hong tani është shumë shpejt të bëjë ndërhyrje kirurgjikale, thotë për CNN babai i foshnjës, Zou Chenglin. Me kohën, prindërit janë duke marrë këshilla mjekësore se si mund ta trajtojnë djalin e tyre. Operacioni mund të kushtojë nga 200,000 juanë kinezë (rreth 30,000$), thotë babai i djalit.

Burimi: www.cnn.com

djali me gishta gishta

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top