Posta

April 6, 2016 | 7:16

Djali më pyet për babanë

Denata ToceNga: Denata Toçe

Psikologe Këshillimi

 

 

 

 

Jam një vajzë nënë. I dashuri im nuk e pranoi fëmijën tonë dhe qysh në kohën e shtatzanisë sime u largua përfundimisht. S’kemi më kontakte, nuk di asgjë rreth tij. Kur djali ishte i vogël thjesht shijoja ekzistencën e tij. Tani, që ka filluar të shkojë në kopësht, ka filluar të më pyesë për të atin. Mesa duket fëmijët në kopësht flasin për të dy prindërit. Ndihem keq para tim biri. Si duhet t’i përgjigjem pyetjeve të tij? Sonila.xh

Përgjigjie: E dashur, Sonila. Nëse fëmija yt ka pyetje për të bërë, është e udhës që t’i përgjigjesh duke i thënë të vërtetën. Jepi informacionin që i nevojitet pasi ai ka mundësi të ndjehet i çorientuar, nuk arrin të ketë një pamje të qartë të babait të tij. Kjo e bën të ndjehet i pasigurt, në këtë rast edhe përballë shokëve. Ai e kupton që nuk ka të njëjtën skemë familjare me shokët e tij. Kështu, duke i dhënë informacion, i jep mundësisë të vendosë ai vetë se çfarë do të mendoj në raport me këtë histori dhe të zgjedhë në çdo hap të jetës që do të hedh se çfarë të bëj. T’i komunikohet se edhe të rriturit marrin vendime të gabuara nga të cilat mësohet shumë. Nuk është i vetmi mes shumë fëmijësh që të atin nuk e ka pranë. Është e rëndësishme që fëmijës t’i sigurohet se dashuria, pastaj t’i shpjegohet se i ati nuk e pati asnjëherë mundësinë që ta njihte djalin e tij, por mesiguri që do ta kishte dashur shumë po të shikonte se çfarë fëmije të mrekullueshëm kishte. Sigurisht që në jetën sociale të djalit tuaj do të flitet për ata të cilët kanë dy prindër, për ata që kanë baballërë, për gra që kanë bashkëshortë. Kjo nuk duhet t’ju bëj ju të ndjeheni keq përballë djalit tuaj. Ju jeni pjesë e një problematike që jo rrallë familje e përjetojnë. Në rastin tuaj ka mundësi që të mos e keni parashikuar që i dashur juaj do të largohej. Nuk është faji juaj për këtë. I vetmi “faj” që ju keni është që keni sjellë një fëmijë në jetë. Gëzojeni atë, tregojini për babain e tij sepse duket qartë që ai ka nevojë për informacion, ka nevojë për një model mashkullorë. Krahas kësaj, mundësojini djalit të kalojë pak kohë gjatë ditës me figura të ngjashme si daja ose një individ i ngjashëm me moshën e babait të fëmijës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top