Dëshmi

November 1, 2022 | 9:01

“Djali u sëmur me li”, akrobatja tregon ngjarjen e habitshme: Prindërit më kërkuan ta çoja në çerdhe

Akrobatja Klaudia Duro prek një pjesë të rëndësishme të zhvillimit fizik të fëmijës gjatë diskutimit në programin “Shije Shtëpie”. Ajo thotë se përveç mbrojtjes së imunitetit që është e rëndësishme, po kaq është edhe forcimi i tij. Ndonëse shpesh fëmijët sëmuren gjatë frekuentimit të kopshteve dhe çerdheve, ndarja e ambientit të përbashkët dhe jo steril, me fëmijë të tjerë ndikon në shëndetin e tyre.

hh

Klaudia Duro: Gjithmonë fëmijët kur shkojnë në çerdhe, 3 ditë në shtëpi, 4 ditë në çerdhe, është më mirë në shtëpi, mendoj unë, se sa të rrijë fëmija i mbyllur në ambientin e pastër që kemi në shtëpi. Unë do të them një rast, mund të jetë pak për të qeshur. Darli, nuk e di  se ku e mori linë, kështu i themi, dhe unë shkruajta te grupi i prindërve që kemi të çerdhes, shikoni, Darli  është  me  li, nëse fëmijët tuaj  kanë puçra të vogla, mos i lani sepse kështu është. Dhe prindërit që më shkruajnë, “të lutem a mund ta sjellësh Darlin në çerdhe që fëmija im ta marrë linë tani që është i vogël dhe ta kalojë?” Pastaj u zgjat historia se e kishte marrë një vajzë tjetër 5 vjeç, ajo ia kishte transmetuar babait të saj që ishte 40 dhe ai e kishte  kaluar shumë rëndë, por shiko sa mirë është që fëmijët të përballen sepse fëmija kur lind,  lind me imunitet standard dhe gjatë viteve të jetës , ai përballet me ambiente të ndryshme, me viroza.

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top