Imazhi i çokollatës “Kinder”, tashmë ka dhe një emër. Ai quhet Josh Bateson, 21-vjeçari anglez, i cili u zbulua falë “Tinder”, një program shumë i përhapur për takime. Bateson, në fakt, kishte publikuar foton me një kuti çokollatash “kinder” në profiling e tij bashkë me të tjera foto. Zbulimin se ai është djali i fotografuar në kutinë e çokollatës e bëri një tjetër përdoruese e këtij program, Barbie Ferreira. Menjëherë, këtë gjë ajo e bëri të njohur në Twitter, duke marrë menjëherë 7000 klikime.
Josh Bateson, tashmë jeton në Londër, studion për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin “Loughborough”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.