Gjithmonë na thuhet të mos hamë shumë djathë, por një studim i ri ka zbuluar se është i mirë për shëndetin tonë.
Studiuesit në Pennsylvania State University në Shtetet e Bashkuara, thonë se, djathi mbron kundër efekteve të natriumit në sistemin kardiovaskular.
Pjesëmarrësit u ushqyen me djathë qumështi, gjevrek dhe djathë soje për të krahasuar efektet në çdo vakt.
Rezultatet treguan se, natriumi i konsumuar nga djathi i qumështit nuk kishte të njëjtin ndikim negativ, si natriumi nga burime jo të qumështit.
Proteinat dhe ushqyesit tek djathi mund të mbrojnë enët e gjakut nga efektet negative të natriumit, i cili ndikon në funksionin e enëve të gjakut.
Me kalimin e kohës, konsumimi i shumtë i natriumit mund të shkaktojë tension të lartë, gjë e cila rrit rrezikun e një sulmi në zemër ose goditje në tru.
Anna Stanhewicz, bashkëautore e studimit tha: “Pjesëmarrësit që u ushqyen me djathë qumështi, që përmban natrium, kishin funksionim më të mirë të enëve të gjakut, në krahasim me ata që hëngrën një sasi të barabartë të natriumit nga burime jo të qumështit në këtë rast, gjevrekë dhe djathë soje”.
Rekomandimet e reja dietike sugjerojnë kufizimin e natriumit, por të dhënat tregojnë se, natriumi në formën e një produkti të qumështit, të tilla si djathi, mund të jetë mbrojtës.
“Ne jemi tashmë të vetëdijshëm se njerëzit që hanë shumë bulmet zakonisht e kanë të ulët presionin e gjakut”, tha studiuesja Lacy Alexander.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.