Mirëqenie

October 4, 2019 | 8:15

Djathi mbron fëmijët nga alergjitë

Djathi kaçkavall, gjiza, djathi i bardhë, djathi i butë: këto janë ushqime shumë të rëndësishme për fëmijët. Dhe jo vetëm sepse sigurojnë kalciumin dhe proteinat që i ndihmojnë të vegjlit të rriten, por edhe sepse i ndihmojnë ata të mbrohen nga dermatiti atopik dhe nga alergjitë ushqimore. Kjo është ajo që del nga një studim i kohëve të fundit i kryer në Francë dhe botuar në revistën shkencore ‘Allergy’.

Hulumtimi

Studiuesit e Institutit kombëtar të kërkimit kanë ndjekur 931 fëmijë francezë, nga lindja deri në vitin e gjashtë të jetës, duke monitoruar dietën e tyre, kontekstin mjedisor dhe praninë e sëmundjeve alergjike. Të dhënat treguan se fëmijët e mësuar me konsumimin e djathit midis moshës 12 dhe 18 muaj, në moshën gjashtë vjeç treguan një incidencë më të ulët të dermatitit atopik dhe alergjive ushqimore.

Shpjegimi shkencor

Në hulumtimin francez u zbulua se incidenca më e ulët e dermatitit atopik dhe alergjive ushqimore ndodhën si tek fëmijët që kishin konsumuar djathë më shpesh, ashtu edhe tek ata që kishin ngrënë një larmi më të madhe të tyre.

Pse ndodhi kjo? Sepse ky ushqim është i pasur me mikrobiota (grupi i mikroorganizmave që grumbullojnë zorrët), i cili luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e efikasitetit të sistemit imunitar dhe aftësisë së tij për t’u mbrojtur nga reaksionet alergjike”, shpjegon Alessandro Fiocchi, shef i alergologjisë në spitalin pediatrik Bambino Gesù në Romë.

Rregullat që duhen ndjekur

Kur duhet t’ua japim për herë të parë fëmijëve djathin? “Duke filluar nga muaji i katërt. Në vaktet e para mund të shtohen dy lugë çaji djath parmixhan të bluar. Rreth 5-6 muaj, mund të ofrohen djathërat e freskët dhe më pas djathërat e fortë kur fëmija të jetë rreth 7-8 muaj”, shpjegon Fiocchi.

Si të shmangni mbingarkesat me sasi, duke pasur parasysh që djathërat përmbajnë edhe yndyrna? “Tek fëmijët, yndyrnat janë të domosdoshme si bartës të vitaminave, si dhe si furnizues të energjisë dhe përbërës të mureve të qelizave. Duke marrë parasysh këtë, sasia që rekomandohet në përgjithësi është 50 g tre deri në katër herë në javë,” përfundon eksperti.

 

Burimi / https://www.starbene.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top