Në fokus

December 26, 2018 | 14:56

Djersitni e nuk pini ujë? Truri pëson stres

Kur temperatura e jashtme është e lartë, organizmi mbrohet me anë të djersitjes, një mekanizëm që ul temperaturën e brendshme të trupit, por që, pa sasinë e nevojshme të lëngjeve, mund të provokojë dehidratim.

Një studim i Institutit të Psikiatrisë në “King’s College” në Londër ka treguar se si, pas 90 minutave djersitje të vazhdueshme, truri pëson një kontraksion në materien gri, e barabartë me atë që regjistrohet pas 14 muajsh stres të madh të vazhdueshëm.

Mungesa e lëngjeve, shkakton një deficit momental: për t’iu rikthyer normalitetit është e nevojshme të hidratoheni, duke marrë si lëngje ashtu edhe kripërat minerale që mund të keni humbur.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 133

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top