“Prestige Resort” ishte një ndër atraksionet më të vizituara në Bregdetin e Adriatikut, për të cilën Irfan Hysenbelliu, investitori i “Hysenbelliu Group” është kujdesur për çdo detaj, që ky ambient të shndërrohej në një oaz të vërtetë pushimesh dhe argëtimi.
Me anë të kësaj video, duam t’u kujtojmë lexuesve se çfarë përfaqësonte “Prestige Resort” për pushuesit e shumtë që e kanë vizituar ndër vite, ndërkohë që anën tjetër të errët të medaljes, vizionin e kryeministrit shqiptar, i cili e ka rrënuar në pak sekonda këtë ‘perlë’ të turizmit me 70 kilogram eksploziv.
Hoteli dhe ambientet përreth, pishinat e restorantet që ishin kthyer në vendin ku mijëra shqiptarë dhe të huaj e zgjidhnin për të kaluar pushimet e tyre, u kthye brenda pak minutash në një grumbull të madh inertesh, për shkak se mediat e Presidentit të “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, News 24, Balkanweb dhe Panorama, nuk pranuan të ndryshonin vijën e tyre editoriale dhe ti bindeshin direktivave të qeverisë.
Nën moton “Do ringrihemi përsëri”, “Hysenbelliu Group” premton zhvillimin e të tjera projekte të rëndësishme turistike, të cilat nderojnë Shqipërinë!
Marrë nga Panoram.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.