Të gjithë mund ta kenë përjetuar një ndjeshmëri të tillë. Një befasim i papritur, një teshtimë e papritur ose një kollë e shpejtë dhe më pas bëheni të vetëdijshëm për një ndjesi të pakëndshme: ju keni pësuar një rrjedhje të vogël. Momentet e ardhshme janë shqetësuese. Sa e keqe është kjo? A është e dukshme? Dhe a do ta fshihni nëse është?
Sepse për shumicën e grave dobësia e fshikëzës është një subjekt tabu, një sekret i turpshëm që nuk i duhet përmendur askujt. Megjithatë, për t’u habitur është fakti që prek shumë njerëz. Një në tre gra mbi 35 vjeç e përjetojnë atë. Në përgjithësi, më shumë se nëntë milionë njerëz në Britani të Madhe – burra dhe gra, të rinj dhe të moshuar – kanë një formë të dobësisë së fshikëzës.
Megjithatë, për vite me radhë shumica vuajnë në heshtje para se të kërkojnë ndihmë dhe 35% e grave kanë shmangur një situatë që i bën ata të qeshin për shkak të dobësisë së fshikëzës. Pecetat Staydry u vijnë në ndihmë atyre që përjetojnë dobësi të fshikëzës, duke punuar për të thyer këtë tabu dhe duke i ndihmuar ato të jetojnë normalisht.
Çfarë është dobësimi i fshikëzës urinare dhe nga se shkaktohet?
Dobësia e fshikëzës, ose mosmbajtja e urinës, thjesht do të thotë që ju ndonjëherë pa dashje lëshoni urinë. Ka disa lloje dhe shkaqet janë të ndryshme.
Stresi. Kjo është forma më e zakonshme te gratë dhe shpesh shtatzëna (në fakt 60% e grave përjetojnë ndonjë formë të dobësisë së fshikëzës gjatë ose pas shtatzënisë), gjatë menopauzës ose kur vuajnë nga obeziteti. Mund të shkaktohet nga dobësimi i muskujve të legenit, të cilët lejojnë rrjedhjet kur vihen nën presion nga e qeshura, kollitja, teshtima ose të ushtruarit.
Presioni. Kjo shkaktohet nga kontraktimi i muskujve të fshikëzës, ndoshta sepse keni pirë kafeinë ose alkool ose nuk keni pirë mjaft lëng. Kjo çon në një nevojë të papritur dhe të fortë për të urinuar, që nuk mund të kontrollohet, domethënë që ndonjëherë nuk mund të shkosh në tualet në kohë.
Tejmbushja. Kjo ndodh kur fshikëza nuk zbrazet siç duhet, duke shkaktuar që sasi të vogla të rrjedhin rregullisht. Nëse e keni këtë lloj, e cila mund të shkaktohet nga një bllokim si gurët e fshikëzës ose, tek meshkujt, një prostatë e zgjeruar, ju mund të ndjeni vazhdimisht nevojën për të urinuar, pasi fshikëza juaj gjithmonë mban urinë.
Por çfarëdo lloji që keni, mund të ketë një ndikim të madh dhe negativ në çdo aspekt të jetës suaj. Shumë gra mund të humbasin besimin në punë, veçanërisht nëse puna e tyre nuk u mundëson aksesim të lehtë të tualetit. Të tjerët nuk shkojnë në palestër ose nuk kryejnë marrëdhënie për shkak të frikës së rrjedhjes. Gjithashtu ka edhe ndikim emocional.
Çfarë mund të bëni?
Nuk ka nevojë të humbësh besimin ose të lejosh që dobësia e fshikëzës të ndikojë negativisht në jetën tënde. Ka shumë gjëra të thjeshta që mund të bëni për të zvogëluar mundësinë e rrjedhjes dhe për të siguruar që të ndiheni të mbrojtur kur ndodh. Shumë gra përdorin peshqir sanitar për të mbrojtur veten nga rrjedhjet, por këto nuk mund të përballojnë një sasi të madhe të urinës.
Pra, përdorni produkte të specializuara, të cilat janë projektuar posaçërisht për të përballuar këtë situatë. Ju gjithashtu mund të përpiqeni të shmangni ose të shkurtoni alkoolin dhe kafen – të dyja janë diuretikë që mund të irritojnë fshikëzën.
Burimi / www.dailymail.co.uk
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.