Të gjithë e kemi provuar hudhrën për të paktën një herë. Po cilat janë dobitë shëndetësore të hudhrës? Më poshtë keni arsyet pse ju duhet të hani hudhër rregullisht.
Do të bëheni më tërheqës.
Hudhra i bën meshkujt më tërheqës. Megjithatë, gjithmonë është konsideruar se era dekurajon çdo dëshirë për të komunikuar. Por studimet e fundit tregojnë se ky është një gabim. I vetmi kufizim është se duhet të hani dy thelbi hudhër, 12 orë përpara një takimi, për t’i bërë përshtypje një gruaje. Shpesh, gratë bëhen të çmendura për aromën e trupit të një burri që ka ngrënë hudhër. Megjithatë, është e vështirë për shkencëtarët të shpjegojnë pse ndodh ky fenomen.
Sistemi imunitar do të përmirësohet.
Hudhra na mbron nga viruse të ndryshme dhe ftohjet. Shkencëtarët konfirmojnë se duhet të hahet rregullisht hudhër për të mos u sëmurur gjatë dimrit. Kjo ndodh sepse hudhra ka një mori vitaminash, vajrash të dobishëm dhe aminoacide.
Tensioni juaj i gjakut do të stabilizohet.
Shto hudhër në dietë nëse vuan nga presioni i lartë i gjakut. Ajo zgjeron enët dhe zvogëlon presionin arterial. Dhimbjet e kokës, do të zhduken së bashku me presionin e lartë të gjakut. Për të kuruar hipertensionin, duhet të hani 4 thelpinj hudhra çdo ditë. Për më tepër, hudhra zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak me 10-15%. Çfarë do të thotë kjo për ne? Hudhra zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru.
Përmirëson kujtesën
Sipas një teorie, trupi i njeriut dhe truri plaken për shkak të një reaksioni oksidimi kimik kur konsumojmë ushqim dhe oksigjen dhe prodhojmë energji. Por ky proces shkatërron qelizat dhe me kalimin e kohës lëkura bëhet e zbehtë dhe truri nuk është aq i mprehtë. Megjithatë për të shmangur këtë problem mund të përdorni hudhër.
Ajo përmban një mori komponentësh që parandalojnë plakjen e trurit. Njerëzit e moshuar që konsumojnë hudhër ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit, ndërsa të rinjtë mund të përmirësojnë kujtesën e tyre dhe të rrisin produktivitetin e trurit.
Hudhra rrit rezistencën
Hudhra e bën zemrën dhe muskujt të punojnë më efektivisht. Nëse luani sport, atëherë konsumimi i këtij produkti do të përmirësojë rezultatet tuaja. Në Greqinë e Lashtë, kur askush nuk dinte për doping, sportistët olimpikë ushqeheshin me hudhër, gjë që i bëri ata të vraponin dhe të kryenin qëllimin e vënë më mirë se konkurrentët e tjerë. Për më tepër, ky produkt ishte i dobishëm edhe për njerëzit që nuk ishin të lidhur me sportin, për shkak se zvogëlonte lodhjen, rriste produktivitetin dhe ndihmoi njerëzit të mbijetonin në sezonin e ftohtë.
Flokët dhe lëkura do të përmirësohen
Flokët: Hudhra nxit rritjen e flokëve duke i bërë ato më të gjata dhe më të trashë.
Lëkura: Qelizat për rinovimin e lëkurës kanë një reagim pozitiv ndaj hudhrës. 2 thelpinj në ditë janë mjaftueshëm për të ndihmuar prodhimin natyror të kolagjenit.
Largon dhimbjet e dhëmbit
Hudhra është e mirë për zgavrën e gojës. Vret mikrobe të dëmshme dhe shëron mishrat e acaruar. Për më tepër, ky produkt i dobishëm zvogëlon rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve. Prandaj, nëse filloni të hani hudhër rregullisht, nuk do të keni nevojë ta shihni dentistin tuaj aq shpesh.
Hudhra parandalon kilet e tepërta
Hudhra shmang shtimin e peshës kur hani ushqim të papërshtatshëm, duke djegur kaloritë e tepërta që hyjnë në trup. Natyrisht, funksionon vetëm nëse hani një sasi të mjaftueshme hudhre.
Burimi / gazetasi.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.