Do të ishte jo pak e udhës të mendohej se vetëm duke u ushqyer shëndetshëm do të jemi imunë ndaj sëmundjeve. Receta me ushqimet e duhura që bëjnë mrekulli ende nuk ekziston, megjithatë një regjim korrekt mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit, duke reduktuar, por jo eliminuar rrezikun për t’u prekur nga disa sëmundje, siç mund të jenë sëmundjet tumorale, kardiovaskulare, si edhe diabeti.
Më poshtë është një listë e produkteve ushqimore së bashku me informacionin në lidhje me përfitimet e mundshme të tyre shëndetësore.
Bajamet
Bajamet janë një burim i pasur i Vitaminës E, magnezit, proteinave me cilësi të mirë dhe acideve yndyrore të pangopura të shëndetshme. Studimet kanë dalë në përfundimin se konsumimi i bajameve mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, si edhe sëmundjeve tumorale.
Molla
Molla është e pasur me Vitaminë C (një antioksidant i fuqishëm natyror), B-kompleks vitamina, fibra dietike, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Nga studimet e kryera, konsumimi i një molle në ditë mund të ndihmojë në parandalimin e demencës, si edhe është e shëndetshme për diabetikët.
Rukola
Së bashku me zarzavate të tjera me gjethe, rukola përmban nivele shumë të larta nitrati që ndihmojnë për të ulur presionin e gjakut. Përfitimet e mundshme shëndetësore të rukolës përfshijnë uljen e rrezikut të kancerit dhe osteoporozën.
Bananet
Bananet janë pa yndyrë, kolesterol e natrium dhe janë shumë të pasura me kalium. Përfitimet e mundshme shëndetësore të bananes përfshijnë: uljen e presionit të gjakut, zvogëlimin e rrezikut për zhvillimin e leucemisë te fëmijët, si edhe mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare.
Karotat
Karotat janë një burim i madh i Vitaminës A. Një ndër përfitimet e mundshme shëndetë- sore të karotave është parandalimi i kancerit të mushkërive.
Lulelakra
Lulelakra përmban antioksidantë që mund të mbrojnë kundër kancerit, fibra që ndihmojnë për rënie nga pesha, duke ju dhënë ndjesinë e ngopjes. Po ashtu janë të shëndetshme dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Të tjera përfitime që vijnë nga konsumi i lulelakrës janë parandalimi dhe reduktimi i stresit, si edhe përmirë- simi i kujtesës.
Brokoli
Brokoli përmban nivele të larta të fibrave dhe është një burim i pasur i Vitaminës C. Në shtesa, brokoli është i pasur me Vitaminë A, hekur, Vitaminë K, zink dhe fosfor. Studimet kanë gjetur se brokoli mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit. Po ashtu rekomandohet që të konsumohen nga diabetikët.
Pjepri
Pjepri përmban një bollëk me antioksidantë, duke përfshirë choline, zeaxanthin dhe betacarotene, të cilat ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve tumorale. Përfitimet e mundshme shëndetësore të pjeprit përfshijnë reduktimin e rrezikut për zhvillimin e astmës, si edhe në menaxhimin e presionit të gjakut duke ndihmuar tretjen.
/Panorama/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.