Në fokus

March 14, 2020 | 8:20

Doktori që po lufton me koronavirusin ka ndarë në rrjetet sociale simptomat e tij të përditshme

Një mjek që është diagnostikuar me koronavirus ka dhënë, në mediat sociale, një pasqyrë të simptomave të përditshme të sëmundjes. Doktor Yale Tung Chen, 35 vjeç, nga Spanja, i cili u infektua ndërsa po kuronte pacientët në Spitalin Universitar La Paz në Madrid, ka ndarë me pubikun përvojat e tij duke luftuar kundër sëmundjes.

Mjeku i urgjencës ka publikuar skanime të mushkërive të tij dhe ka renditur simptomat e tij të përditshme në një përpjekje për t’i dhënë botës një pamje të sëmundjes.

Mjeku shkroi: ‘Dita 1 pas diagnostikimit #COVID. Dhimbje në fyt, dhimbje koke (e fortë!), Kollë e thatë por jo gulçim. Nuk ka anomali në mushkëri.

Ai vazhdoi: ‘Dita 2 pas diagnostikimit #COVID. Më pak dhimbje të fytit, kollë dhe dhimbje koke (faleminderit Zotit!), ende nuk ka gulçim ose dhimbje në gjoksin pleuritik.

Ai shtoi: ‘Dita 3 pas diagnostikimit #COVID. Pa dhimbje fyti / dhimbje koke. Dje ishte ditë kolle pa gulçim / dhimbje në gjoks. Filloi diarreja, ndërsa kola për fat u përmirësua.

Mjeku spanjoll tha për NBC News: ‘Në fund, kur fillova të ndjehesha mirë, pyesja veten nëse mund të ishte koronavirus.’ Në përpjekje për të mbrojtur gruan dhe fëmijët e tij nga kërcënimi më i vogël, mjeku vendosi të testohej, nga ku rezlutoi pozitiv për virusin.

Ai vazhdoi: ‘Që nga ai moment, unë u izolova në një dhomë në shtëpinë time dhe shmanga çdo kontakt me këdo në shtëpi.

“Kjo është ndoshta pjesa më e vështirë – të mos jem në gjendje të jem me familjen time, fëmijët e mi.”

 

 

Burimi / https://www.dailymail.co.uk/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top