Lifestyle

January 21, 2016 | 10:20

Dokumentari “Rrugët 2” i regjisorit Mevlan Shanaj premierë në kinema Millenium

Kineasti, regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj ka shfaqur mbrëmë premierë në kinema Millenium, dokumentarin e tij, “Rrugët 2”. Një realizim i përsosur i gjinisë në fjalë, duke iu përmbajtur vlerave dhe ndryshimeve të kohë, hapësirë dhe mjedise, të ngjarjeve që kanë shënjuar pjesën më të madhe të jetës së tij. Krijimtaria e regjisorit Mevlan Shanaj është mirëpritur në këtë shfaqje të “Rrugët 2”, duke u rikthyer me një vepër të arrirë në gjininë e filmit dokumentar. Shanaj sjell perceptimin dhe nostalgjinë e tij për ngjarjet dhe mjediset ku ka shkelur. Në dokumentar personazhi qendror është vetë autori me zërin e tij të brendshëm. “Dokumentari flet më shumë sesa një perceptim personal. Nga mënyra e vështrimit jo vetëm tregoj, por bëj edhe një apel. Kthej të shkuarën, duke përcaktuar një rrugë të gjatë nga viti 1959 deri tani, si një dëshmitar okular nëpërmjet në monologu, që zgjat rreth 1 orë” shprehet Mevlan Shanaj. E veçanta e mbrëmjes premierë të 20 janarit për të gjithë të pranishmit, ishte rrëfimi me dëshmi mes fotosh dhe rrugësh të mbledhura me sqimë nga arkivat shtetërore. Mevlan Shanaj është dëshmitar aktiv i së tashmes edhe së shkuarës, që vjen edhe me krijimet e tij në ato mjedise ku ka shkelur. Regjisori e nis rrëfimin qysh nga adoleshenca e tij në Patos, Mallakastër dhe më pas në Tiranë. Takimin me bashkudhëtaren e jetës, skenaristen Natasha Lako, e konsideron si një nga gjërat më të bukura që i ka ndodhur, sepse ata e kanë ndihmuar shumë njëri-tjetrin, jo vetëm në jetë, por edhe në profesion.

Dokumentari “Rrugët 2” është perceptuar në dy pjesë. Pjesa e parë është realizuar në vitin 1997, pjesa e dytë në 2015-n.

Përgatiti: O.T

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top