Mirëqenie

October 31, 2018 | 8:53

Domatet, ilaçi natyral për ulcerën kronike dhe sëmundjet reumatizmale

Domatet janë aleate të çmuara për shëndetin. Ato janë të pasura me antioksidues, të cilët shkatërrojnë radikalet e lira. Të cilësuara nga shumë ekspertë si dhuratë e natyrës, domatet janë të dobishme për shkak se luftojnë disa sëmundje. Ato janë të pasura me betakarroten, likopen (substanca që u jep atyre ngjyrën e kuqe) dhe me vitaminat më të mira dhe më efikase se çdo gjë tjetër në luftën kundër plakjes.

Lëngu i domates ushtron ndikim të madh në shërimin e plagëve të infektuara si dhe të ulcerave kronike. Ai vepron gjithashtu mbi sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Domatja ndikon në kurimin e formave të lehta reumatike, gjithashtu ka veti kuruese edhe për artritin dhe kapsllëkun.

Pas vitaminës C dhe antioksiduesve, zbulimet e fundit për të parandaluar kancerin e vënë theksin te likopeni, që është dhe përbërësi kryesor i domates.

Domatet janë një burim i madh i vitaminave: Një domate e vetme mund të ofrojë rreth 40% të rekomandimit të përditshëm minimal të vitaminës C. Domatet, po ashtu, përmbajnë vitaminën A, e cila ndihmon në rritjen e imunitetit, përmirësimin e shikimit dhe mbrojtjen e lëkurës. Vitamina K, nga ana tjetër, është e mirë për kockat tuaja, ndërsa kaliumi shërben si lëndë ushqyese kryesore për funksionin e zemrës, kontraktimet e muskujve dhe mbajtja e një presioni të shëndetshëm të gjakut.

Mbrojnë shëndetin e zemrës: Domatet përmbajnë një antioksidant të quajtur likopen, i cili është përgjegjës për ngjyrën e tyre të kuqe. Hulumtimet tregojnë se në aspektin e përfitimeve shëndetësore, është më efektive të hani domate sesa të merrni shtojca të likopenit.

Përmirësojnë shikimin: Likopeni është gjithashtu i mirë për sytë tuaj. Dhe kjo nuk është e vetmja lëndë ushqyese, pasi ato përmbajnë lutein dhe betakarroten. Sipas hulumtimeve, këto lëndë ushqyese përmirësojnë shikimin dhe ju mbrojnë nga sëmundjet e moshës përfshi kataraktin dhe degjenerim makular.

Ndihmojnë për menaxhimin e diabetit: Domatet mund të jenë një ushqim me efekt mbrojtës për njerëzit me diabet të tipit 2. Sipas një studimi, njerëzit që konsumonin domate të gatuara për 30 ditë patën një rënie të lipideve, një reaksion zinxhir, në të cilin substancat e quajtur radikalet e lira sulmojnë yndyrën, që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, sepse diabeti dyfishon rrezikun e goditjes dhe sulmit në zemër

Ruajnë shëndetin e lëkurës: Një studim i kryer në fillim të këtij viti zbuloi se kombinimi i domates dhe i vajit të ullirit ju mbron nga dëmtimet e diellit dhe nxit po ashtu prodhimin e pro-kolagjenit, një molekulë që i jep lëkurës strukturën e saj dhe e mban të fortë dhe rinore. Shkencëtarët besojnë se likopeni në domate është çelësi për një rini të përjetshme.

 

Burimi / Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top