Puçrrat mund të jenë frustuese, pothuajse në çdo moshë, lëkura e kuqe mund të jetë edhe e dhimbshme. Kjo sëmundje e zakonshme është rezultat i poreve dhe gjëndrave të bllokuara. Megjithëse është frustuese dhe e parehatshme, nuk është e rrezikshme. Ndërsa jeni duke u kujdesur me ilaçe apo jeni fiksuar pas heqjes së puçrrave duhet të kujdeseni dhe për rutinën e fytyrës tuaj, zgjidhjen mund ta keni brenda në shtëpi.
Domatja si një kurë për puçrrat në fytyrë:
Nëse doni ta inkorporoni këtë frut në rutinën tuaj, shikoni disa prej këtyre udhëzimeve shëndetësor.
Mënyra më e thjeshtë: Merrni një domate dhe fërkoni fytyrën tuaj me të. Masazhoni me lëngun e saj pjesët që keni shenja.
Maska me domate
Nëse keni pak kohë, kjo metodë duhet të funksionojë mirë edhe në puçrra të rënda. Me tulin e domates krijoni një pastë. Vendoseni atë në fytyrë dhe mbajeni për 15 deri në 20 minuta.
Nëse nuk doni të mbani domaten për një orë në fytyrë ka një mënyrë tjetër më të lehtë. Përzieni një lugë gjelle me lëng domate me disa pika lëng limoni në një pjatë të vogël, aplikoni këtë përzierje në zonat e prekura të lëkurës dhe lëreni për rreth pesë minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Duke përdorur domaten si pjesë të rutinës tuaj të kujdesit të lëkurës mund të ndihmojë në zbardhjen e shenjave të akneve. Domatja përmban vitaminat A, C, E, K, dhe B6, prania e të cilave ndihmon në zvogëlimin e poreve. Përveç kësaj, aciditeti i domateve mund të ndihmojë në balancimin e niveleve të pH-së në lëkurën tuaj, duke bërë që çrregullimet të jenë më pak të mundshme.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.