Ne të gjithë mund të fitojmë njohuri nga leximi i librave. Libri na ndihmon të zhvillojmë njohuri, ide dhe na jep një kuptim më të qartë për gjërat. Por, nuk mund të lexoni gjithçka! Ju duhet të lexoni atë që nuk e lexojnë të tjerët.
Hiqni dorë nga “Bestsellers”
Për shembull, kur një libër ka sukses, është e vështirë të mos shkoni dhe ta merrni. Kush nuk do e bënte diçka të tillë? Ai duhet të jetë i mbushur me informacion të dobishëm, përderisa është “bestseller”. Çfarë nuk mendoni, është se, sa shumë njerëz e kanë marrë një libër të tillë dhe kanë në kokë të njëjtat informacione. Pra të gjithë do të shfrytëzojnë të dhënat e të njëjtit libër për të ecur përpara. Nëse ju doni të jeni të ndryshëm dhe mbi mesataren, mos bëni atë që të gjithë të tjerët bëjnë. Herën tjetër që do të jeni në librari ecni drejt librave që neglizhohen. Ju do të befasoheni!
Nëse mendoni si të tjerët, do të mbeteni në nivel mesatar
Ky është një problem i madh në botën tonë sot dhe nuk ka të bëjë vetëm me librat që ne lexojmë. Sot ka shumë konkurrencë dhe të jesh në një nivel mesatar nuk është një opsion. Gjithmonë do të jetë dikush më i zgjuar se ju. Ndaj duhet të mendoni jashtë kornizave për t’u ngjitur në krye. Hidhni një sy te Bill Gates. Ta themi thjesht, ky njeri mendon ndryshe nga të tjerët. Kjo është arsyeja pse ka arritur nivel të tillë suksesi. Kur ju mendoni jashtë kornizave, jeni më krijues kur është fjala për zgjidhjen e problemeve. Pastaj në vend që të pranoni atë që është, ju mund të filloni të mendoni se si mund të jetë.
Për të arritur aty ku dëshironi, duhet të kapërceni barrierat e mendjes. Kjo do t’ju hapë mundësi të reja. Duke filluar nga sot, bëni zgjedhje të ndryshme. Ju mund ta bëni këtë!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.