Mirëqenie

April 20, 2018 | 8:44

Doni të qëndroni të rinj? Ja cili është çelësi…

Eliksiri i rinisë gjatë jetës ende nuk ekziston, por përpjekja për të luftuar dëme të kohës duke filluar nga ushqimi është padyshim një domosdoshmëri dhe rekomandohet shumë. Shëndeti fillon nga brenda trupit tonë, kështu që janë disa ushqime të çmuara për t’u tërhequr për të na siguruar një rini pa shumë rrudha pavarësisht moshës.

Vera: Vera e kuqe, nektari i perëndive është një aleat i madh kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe zgjat pesë vjet jetë. Nuk është rastësi që dieta mesdhetare e përfshin verën e kuqe në mesin e ushqimeve të lejuara. Asnjëherë mos hiq dorë!

Frutat e kuqe: Të bukura dhe të mira ,frutat e kuqe nuk janë vetëm një delikatesë për pjatat e rafinuara. Boronicat janë të pasura me antioksidantë dhe polipenol, një mburojë e vërtetë kundër plakjes dhe duke u konsumuar rregullisht ato zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të rënda të tilla si kanceri dhe diabeti. Në qoftë se ne nuk duam ta teprojmë me boronica ne mund ti zëvendësojmë ato me rrush pa fara, i cili është shumë i shëndetshëm , sepse është i pasur me vitaminë C. Pra një shije e plotë dhe antioksidante.

Drithrat : të hiqni dorë nga makaronat? Absolutisht jo! Një pjatë e mirë me makarona, më mirë nëse janë integrale, me pak vaj ulliri dhe me disa domate, garanton nevojën fizike për energji si tregohet dhe në dietën mesdhetare.

Frutat e thata: janë shumë të çmuara, sepse një grusht në ditë ju ndihmon të jetoni më mirë dhe më gjatë. Bajamet, arrat, fistikët dhe lajthitë janë të shkëlqyera për ti konsumuar midis vakteve të ngrënies për të hequr urinë e tepërt. Vetëm kujdes mos e teproni me masën sepse janë ushqime shumë kalorike.

Peshku: përveçse jashtëzakonisht i shijshëm, salmoni është veçanërisht i pasur me omega 3, që është acidi yndyror që ndihmon në ngadalësimin e plakjes. Dihet se omega 3 ndihmon në ngadalësimin e plakjes qelizore çka do të thotë të qëndrosh i ri. I tymosur ose i gatuar salmoni kurrë nuk duhet ti mungoj tryezës tonë.

Çajrat oriental: të pasur me vitamina C, K dhe Grupi B, çaji jeshil, sidomos matcha, ka qenë i njohur për shekuj me radhë për përfitime shëndetësore. Përfitimet vijnë kryesisht nga një grup substancash të afta për të rritur mbrojtjen antioksiduese, duke luftuar radikalët e lirë, përgjegjës për plakjen dhe zvogëlimin e dëmtimit qelizor në të gjitha indet. Ka prova shkencore që ata që pinë rregullisht çajin e gjelbër tregojnë norma më të ulëta të hipertensionit, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Burimi / http://www.tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top