Ndiqni këto 5 këshilla nga dietologia Viktoria Naço:
1) Përdorni vaj ulliri, do të ishte një alternativë shumë mirë për ta përdoruar jo vetem në sallatat tuaja, por edhe tek gatimet. Trupi plotëson nevojen qe ka në omega 3&6.
2) Çdo vakt duhet të permbajë 1/2 e pjatës me perime dhe fruta.(KUJDES sasia ditore e perimeve duhet të jetë gjithmonë më e madhe duke e krahasuar ndaj frutave)
Perime- Fruta gjithmonë të stinës.
3)1/4 pjatës duhet të perbehet nga drithërat INTEGRALE (KUJDES duhet të evitohen drithërat e rafinuara)
PRODUKTE ME DRITHERA INTEGRALE : Tërshera, buka integrale, oriz integral. makarona integrale, misri etj..
4) Dhe 1/4 tjetër e pjatës duhet të përmbajë proteinë bimore ose shtazore.
(KUJDES! Për të evituar yndyrën shtazore të tepert duhet të keni kujdes në sasinë e produkteve pra të mos i konsumoni në mase të madhe dhe sigurisht të preferoni ato produkte që përmbajne yndyrë në perqindje më të ulet.
Bulmet i skremuar, largoni masën e djamin nga mishi (i pulës, i viçit, etj), dhe zëvendësoni proteinën shtazore me atë bimore duke konsumuar me shpesh legumet.
5) Dhe mos harroni 2-3 litra ujë çdo ditë!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.