Në fokus

August 19, 2020 | 8:17

Donila Pipa: Jeta duhet jetuar!

 

Çdo ditë jetojmë me frikë. Kemi frikë se do na zërë Covid-19, se do të sëmuremi jo vetëm ne, por do të infektojmë edhe njerëzit e dashur. Çdo ditë mbetemi me termometër në dorë, i themi Zotit urojmë ta kalojmë këtë sëmundje… dhe kështu vdesim çdo ditë nga frika.

PhD Donila Pipa

PhD Donila Pipa

Frika na bën frikacakë, të dobët. Sa hapim televizorin fillojnë lajmet: “Kaq veta sot të sëmurë”, “kaq vdiqën”,… Jetojmë dhe kemi frikë se do të sëmuremi, se do të vdesim. Mendoni se mund të jetohet me këtë presion, me frikën se nesër mund të jemi ne të sëmurë, mund të jemi në të intubuar…?

A mundet që ky shtet të na japë shpresë, jo vetëm me raste vdekjeje dhe njerëz të sëmurë? Mendoni që mund të fitojmë këtë betejë nëse nuk bëhemi më shumë njerëzorë, jo duke u interesuar kush u sëmur, por si do të jetojmë në këtë situatë? Mendoni se duhet të ketë më shumë bashkëpunim, më shumë linja me psikologë, me doktorë, që të na qetësojnë frikën, të na kthejnë normalitetin, pasi e dimë që një ditë do të vdesim, por jo sot!

Kemi frikë se do të humbasim vendin e punës. Net pa gjumë se si do të jetojmë, si do ta përballojmë këtë situatë, net e net pa gjumë, por prapë askush nuk na dha asnjë përgjigje, as kriza psikologjike, sociale, ku ndodhet bota dhe ne?

Mbase ky revolucion apo luftë psikologjike na dha një mësim: Të duam jetën, të kalojmë më shumë kohë me njerëzit e dashur, pasi çdo ditë vrapojmë pas suksesit, parave, dhe shumë herë kemi harruar veten tonë dhe familjen, dashurinë. Le të jetë ky shkrim një mesazh për çdo familje. Vetëm duke qenë së bashku mund t’ia dalim të përballojmë çdo sfidë që Zoti na ka dhënë në këtë botë.

Jeta duhet jetuar në çdo kohë pasi frika, tmerri, paniku, e panjohura, na bëjnë si një lule të vyshkur.

Sot ne duhet të jetojmë, me apo pa Covid-19, pasi jetën na e jep Zoti dhe duhet mbase të lutemi të bëhemi më njerëzorë, më shpirtmirë dhe të ecim përpara së bashku!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top