Dëshmi

October 7, 2021 | 8:06

Donte të hiqte dorë nga jeta, gazetarja Rezarta Reçi rrëfen sfidën me kancerin e gjirit dhe luftën ndaj tij për hir të njerëzve të dashur

 

Është një betejë e vështirë, sikundër ka rezultuar të jetë edhe fatale. Kanceri i gjirit vret, nëse e lë të përshkojë trupin tënd. Sipas shkencës, ai mund të parandalohet, dhe kjo është një e mirë që sot e dëgjojmë edhe më shpesh përballë dëshmive të jetës. Pra, ka fitimtarë. Për gazetaren e njohur Rezarta Reçi, përballja më këtë sëmundje ishte sfiduese mes dëshirës për të jetuar dhe ndërprerjes së saj në mes.

4

Për këdo ka kaluar këtë situatë, i njeh fort mirë reagimet e një pacienteje (sepse prek kryesisht gratë) të sëmurë me kancer gjiri. Frika dhe paniku pushtojnë trupin e brishtë, duke dashur të mposhtin edhe ato pak mendime pozitive që deri dje mund të dukeshin krejt normale në një jetë të patrazuar. Ata që të bëjnë të ndryshosh qëndrim dhe të këmbëngulësh për vazhdimësinë e jetës janë padyshim të dashurit e zemrës. Janë fëmijët, bashkëshorti, familjarët dhe miqtë më të ngushtë për të cilët deri dje ishe e pakursyer dhe e gjindshme për çdo gjë që do të kërkonin.

Edhe me Rezin, kjo DASHURI nuk mungoi, duke i kthyer forcën dhe besimin se do ta mposhtë sëmundjen. Janë pikërisht këto emocione pozitive që ti ia ushqen vetes, duke kuptuar se nuk rron më vetëm për të.

 

3

Pjesë e spotit sensibilizues të Ministrisë së Shëndetësisë, gazetarja e mirënjohur jep dëshminë dhe mesazhet e saj në emër të jetës. E ftuar gjithashtu në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin, ajo rrëfeu luftën me të cilën po përballet që prej fundmarsit të këtij viti, ndërsa shprehu mirënjohje dhe falënderime për të gjitha ata që iu gjendën pranë në këto kohë të vështira.  

Rezarta e nisi rrugëtimin e saj në Radio Tirana shumë vite më parë, (28 vite në media) dhe më pas e kemi parë në televizion prezantuese, autore e programeve të ndryshme televizive.

1

Rezarta ka treguar se e kuptoi shumë qartë faktin që ishte prekur nga kanceri i gjirit, por nuk shkoi të vizitohej dhe ia la në dorë fatit dhe po priste fatalitetin. Arsyeja pse ajo vendosi të mos luftonte ishte zvarritja, lodhja dhe mundimi, kështu sipas saj ishte më e lehtë të dorëzohej sesa të luftonte.

Por pasi e mori vesh bashkëshorti i saj, ai i tha nëse ajo dorëzohet, do dorëzohet dhe ai duke sakrifikuar jetën. Kjo gjë e drithëroi gazetaren, kështu vendosi që të niste luftën kundër kancerit për hir të njerëzve të dashur.

 

Rudina Magjistari: Çfarë të bëri të ndryshosh mendim?

Rezarta Reçi: Kryesori ka qenë im shoq i cili u trondit shumë kur mori vesh të vërtetën, motrat e mia, vajza natyrisht të cilës jam munduar t’ia transmetoj sa më vonë, edhe miqtë e mi të cilët vazhdojnë të mos më ndahen. Por bashkëshorti im, më kujtoi që kur ne ishim lidhur dikur së bashku, ishim lidhur në të mirë dhe në të keq dhe më tha që ne do jemi bashkë në të mirë dhe në të keq. Nëse ti ke vendosur që të ikësh nga kjo jetë pa luftuar, atëherë unë nuk do të luftoj krahë teje dhe do ndjek vendimin tënd. Kjo më ka drithëruar të them të drejtën se thashë, jo ne nuk jemi 30 vite më parë, jemi 30 vite më pas dhe ke të drejtë të jetosh dhe për mua, të mbash një derë hapur për vajzën dhe mbesat.

Jo unë nuk e bëj këtë tha, ti ke vendosur me egoizmin tënd, unë do vendos me egoizmin tim. Kjo m’u duk shumë e papranueshme, realisht ai kishte të drejtën e tij, atëherë unë u bëra një grua e bindur, e shikoja dashurinë dhe drithërimat e lotët e tyre. Kemi qarë së bashku normale sepse ishin vendime të forta për t’u përballuar. As doktori më i përgatitur nuk e pranonte teorinë time.

2

Rudina Magjistari:  Ty të frikësonte dhimbja fizike?

Rezarta Reçi: Jo, zvaritja, ai kalvari i mundimeve…

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top