Mirëqenie

January 14, 2020 | 9:41

Dopamina, receta e kënaqësisë

Dopamina është një neurotransmetues i prodhuar nga truri dhe pjesërisht nga gjëndrat mbiveshkore. Është pjesë e katekolaminave, një grup i hormoneve të cilave i përkasin edhe adrenalina dhe norepinefrina.

Historia e hormonit që rregullon kënaqësinë

Në vitin 1910, dopamina u zbulua nga shkencëtarët në trurin e njeriut pasi u sintetizua në laborator. Protagonistët e hulumtimit ishin dy kimistë britanikë, George Barger dhe James Ewens. Megjithatë, merita  për zbulimin në trurin e njeriut i shkon Kathleen Montagu e cila, në vitin 1957, në laboratorët e Spitalit Runëell në Londër, konstatoi praninë e saj. Në vitin 1958 shkencëtarët Arvid Carlsson dhe Nils-Ake Hillarp identifikuan dopaminën si një neurotransmetues.

Karakteristikat e dopaminës

Prania e këtij hormoni në trupin tonë është e lidhur me ndjenjën e kënaqësisë që hyn në qarkullim menjëherë pas një aktiviteti. Trajnim, ushqim, seks, muzikë, udhëtime dhe gjithçka që arrin të ngjallë kënaqësi dhe që rrit nivelin e substancave. Dopamina është një neurotransmetues që rregullon funksione të ndryshme të trupit, kontrollon muskujt, motivimin personal, gjumin, gjendjen shpirtërore, kujtesën dhe mësimin.

Dieta e dopaminës

Kjo substancë parandalon lëshimin e prolaktinës nga qelizat laktotropike të hipofizës. Në nivelin e sistemit gastrointestinal është përgjegjëse për ndjenjën e përzier dhe të vjella.

Nivelet e ulëta të dopaminës mund të shkaktojnë depresion, sjellje jo sociale, izolim, zemërim dhe zhgënjim. Nga ana tjetër një nivel më i lartë ndryshon ndjenjën e kënaqësisë dhe mund të çojë në sjellje joracionale ose vetë-dëmtuese.

Funksionet e hormonit të kënaqësisë

Ne mund të shijojmë shumë përfitime falë këtij hormoni të veçantë që rregullon kënaqësinë:

  • Kontrollon lëvizjet, thelbësor për ekuilibrin e saktë të veprimtarisë motorike.
  • Ndjenja e kënaqësisë mund të lëshojë një ndjenjë të mirëqenies mendore dhe fizike.
  • Rreziku i vëmendjes, mungesa mund të shkaktojnë shpërqendrim dhe paaftësi për t’u përqendruar
  • Promovon aftësinë e të mësuarit
  • Stimulon kujtesën afatshkurtër
  • Humori ndikon në gjendjen shpirtërore duke na dhënë mirëqenie mendore dhe fizike
  • Mekanizmi i shpërblimit na jep motivimin që na lejon të arrijmë qëllimet tona

Dopamina dhe ushqimi

Dopamina nuk mund të merret përmes ushqimit, pasi mund të mbetet në nivelin e gjakut duke shkaktuar të përziera dhe të vjella. Por, mund të zgjedhim shumë ushqime që stimulojnë prodhimin e këtij hormoni duke rritur nivelet e fenilalaninës dhe tirozinës. Fenilalanina dhe tirozina janë aminoacide që rrjedhin nga tretja e proteinave ushqimore. Dopamina oksidohet lehtë dhe për të shmangur veprimin e radikalëve të lirë është mirë të merren frutat sezonalë dhe perimet me gjethe jeshile. Ndër ushqimet më të mira veçojmë:

  • Mollë
  • Panxhar
  • Perime me gjethe jeshile
  • Portokall
  • Asparag
  • Brokoli, lulelakër, lakër Brukseli
  • Spec djegës
  • Luleshtrydhe

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top