Kur fillon stina e vjeshtës të gjithë mundohemi të përgatitemi për punët që na presin mbase pushimet e verës mbarojnë. Pritet fillimi për të siguruar veshmbathjet, llojet e ushqimeve në shtëpi e gjëra të tjera thelbësore që na duhen, përgatitja drejt studimeve, përgatitja e fëmijëve për në shkollë, puna e re, apo ndërrimi vendbanimit.
Gradualisht, fizikisht të gjithë përgatitemi për stinën e vjeshtës, por harrojmë të përgatisim mendjen tonë se sa ndikim mund të ketë në aspektin psikologjik.
Vjeshta është stina kur natyra pothuajse bie në gjumë derisa vazhdon e na sjell ngjyra të bukura. Mund të dalim në park në kopshtet tona të kuptojmë se sa stinë e mrekullueshme është vjeshta por, prap na kaplon ajo ndjesia derisa shohim dallëndyshet dhe zogjët se si shtëgetojnë, mbesin vetëm degët në pemë. Por, karakteristika e stinës së vjeshtës është kjo rënia e gjetheve në tokë nga drunjtë, dhe një proces i shkëlqyer rickilmi.
I gjithë procesi me anë të të cilit drurët rrëzojnë gjethet e tyre është i dobishëm, ashtu edhe i bukur. Duke rrëzuar gjethet, drurët ruajnë ujin dhe energjinë gjatë dimrit. Gjithashtu, ata çlirohen nga mbetjet toksike që grumbullohen me gjethe gjatë verës.
Si ndikon vjeshta tek ne?
Vjeshta mbetet stinë e magjishme, e bukur, e ngrohtë edhe pse gjethet fillojnë e bien, natyra merr pamje mahintëse, peisazhi ndryshon, temperaturat fillojnë të ulen, dita bëhet më e shkurtër kurse nata më e gjatë, sigurisht rreze dielli kemi më pak, e shirat e vjeshtës fillojnë.
Mbi gjithë hijeshinë dhe bukurinë e saj kjo stinë shpesh di të sjellë edhe trishtim tek disa njerëz, sidomos tek ata që janë të karakterizuar si tipa melankolik, atyre u sjell mërzi të pashpjegueshme dhe u ngjall shumë kujtime, shpesh edhe bëhen me lot, mbase edhe për nga natyra janë më pesimist, preken shpejtë dhe kanë ndrysheshmëri të madhe të disponimit. Kjo gjendje e tyre mund të ketë ndikim negativ në shëndetin e tyre fizik dhe mendor.
Ka edhe njerëz që e përballojnë këtë ndryshim duke filluar nga dita më e shkurt dhe nata që është më e gjatë, shpesh na rastis të dëgjojmë të vjetrit apo kemi dëgjuar edhe nga gjyshërit tanë që thonin : “Erdhi vjeshta si do ja bëj të rri mbyll, dita kalon shpejt, e nata si do kalohet e gjatë” ata menjëherë kanë filluar të ndjejnë ndryshimin drastik dhe mbledhin në vete shumë ndjenja të dhimbshme, u mungon koha e të qëndruarit jashtë, në diell dhe nën hije. Por tek disa njerëz të tjerë mund të jetë thjeshtë një periudhë reflektimi.
Sigurisht për secilin prej nesh stina e vjeshtës sjell nostalgji sidomos rikthen kujtimet e fëmijërisë, shoqëria me të afërmit tanë me të cilët edhe jemi rrit, e kemi kaluar çdo të diele me ecje në natyrë në harmoni duke shijuar pemët, frutat që pjeken në këtë stinë, gjithashtu pesiazhet e bukura të shoqëruara me foto e kujtime.
Ne e dimë se gjithmonë në çdo stinë e kohë duhet kujdesur për shëndetin fizik- mendor. Pa dyshim në këtë periudhë të vitit duhet të kujdesemi më shumë për trupin, të ushqehemi shëndetshëm dhe të shkruajmë, kjo na ndihmon shumë në ikjen nga mendimet e ngarkuara, stresi,e deri tek depresioni.
Për këtë edhe preferohet ecja, nëse nuk keni kohë gjejeni atë për veten tuaj sepse sa më shumë ecje në natyrë ndihmon në lirimin e mendjes dhe sjell ndjenjat pozitive, për të kapur pamje mahintëse në mendjen dhe trurin tonë që na sjell qetësi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.