Mirëqenie

May 6, 2019 | 8:30

Dott.ssa Anita Marku: Tiroidja, gjëndra e vogël me rëndësi të madhe

 

Tiroidja është një gjëndër e vogël, e cila prodhon hormonet që rregullojnë metabolizmin, si pasojë edhe peshën e njerëzve. Femrat kanë 8 herë më shumë probleme të lidhura me tiroidet në krahasim me meshkujt.

Dott.ssa Anita Marku

Dott.ssa Anita Marku

Nëse ka një funksionim të pamjaftueshëm, dhe për këtë arsye, prodhim të hormoneve të tiroideve, simptomat e para janë: lodhje që në mëngjes, probleme me kujtesën, reflektime më të ngadalta, ndjesi të ftohti, depresion, ndonjëherë edhe kapsllëk ose fryrje, dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, edhe shtim peshe.

Ndërsa në rastin e funksionimit të tepërt të tiroides, simptomat më të shpeshta janë: nervozizëm, pagjumësi, dobësim, djersitje, flokë të dobët, thonj që thyhen dhe ndryshim i ciklit menstrual. Shkaqet mund të jenë të shumta, por një konsumim i duhur ushqimor i jodit dhe selenit është i një rëndësie esenciale për funksionimin korrekt të gjëndrës. Siç e nënvizon dhe endokrinologu, Prof. Enrico Papini: “Kur mosfunksionimi i tiroideve konstatohet mbi bazë autoimune, ose tiroide kronike, marrja e INTEGRATOREVE me bazë seleni, lejon uljen e gjendjes inflamatore dhe ul antikorpet që në muajt e parë të konsumimit të tij. Disa studime tregojnë që SUPLEMENTET me selen, te femrat që duan të përballen me njw shtatzëni, PËRMIRËSON lindshmërinë dhe ul përqindjen e abortit”. (Gazeta La Stampa Salute).

2

TESTI EPIGJENETIK… faktor identifikues i ushqimeve

Dieta luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e tiroides dhe në rast se, konsumimi i selenit është i pamjaftueshëm, mund të ndodhë që tiroidja të mos ketë mjaftueshëm lëndë të parë për të prodhuar hormonet e saj kryesore, duke bërë që të shfaqen shqetësime nga mungesa e jodit. Dhe, nëse mungesa e jodit shfaqet gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji, atëherë studimet aktuale tregojnë se 1 në 3000 fëmijë do të shfaqin probleme me sëmundjen e tiroides. Për të shmangur dietat e pamjaftueshme si dhe për të pasur një dietë të balancuar dhe të shumëllojshme, duhet bërë TESTI EPIGJENETIK.

Ai është në gjendje të na japë informacionin e duhur për të identifikuar ushqimet e pasura me jod si për shembull: peshqit e detit, butakët, vezët, qumështi, etj., etj. Epigjenetika e mënyrës së ushqimit studion se si ushqimi ose përbërës të veçantë rregullojnë mënyrën e formimit të gjeneve tona. Teknologjitë e reja dhe të avancuara, janë në gjendje të kontrollojnë nëse organizmi ka nevojë për ndihmë për të përforcuar praninë e vitaminave, kripërave minerale, acideve të yndyrshme, antioksidantëve dhe nëse dieta është korrekte, ose nëse ka nevojë të eliminohen ose integrohen disa ushqime. Ato tregojnë gjithashtu nëse ekzistojnë aditiv ose parazitë që helmojnë dhe sulmojnë trupin.

Testi harton 800 indikatorë aliteracionesh, duke përdorur flokët. Këta indikatorë hartohen dhe përdoren për të krijuar grafikë dhe tabela që paraqesin raportin komplet, nga i cili krijohet pastaj një plan ushqimor për 90 ditë, që njeriu duhet të ndjekë për të përmirësuar mirëqenien e tij. Vetëm duke vepruar në mënyrë të tillë, që ushqimi të bëhet vetë medikament, do të arrihet të neutralizohen efektet e një zhvillimi teknologjik që dobëson mbrojtësit e organizmit. Çelësi i një shëndeti të mirë fizik dhe mendor qëndron në kërkimin e gjendjes së ekuilibrit.

1

Gentiana Mino: Si i ula 10 kg, duke hequr ushqimet që më bënin dëm!

Detyra e saj mbart një ngarkesë rutinore të pandërprerë. E me gjithë lëvizjet dhe angazhimin e saj profesional, kishte kuptuar që jo vetëm nuk po i zbriste dot kilet e marra, por po i shtonte ato. Rastësia dhe dijenia e marrë në një program televiziv për Testin e Intolerancës Ushqimore, i dha të kuptojë se çelësi i dobësimi nuk ishin dhjetëra dieta që Gentiana kishte provuar.

Gentiana Mino, Eksperte pranë një kompanie private

Gentiana Mino,
Eksperte pranë
një kompanie private

Dëshmia televizive më dha të kuptoja se Testi i Intolerancës ishte i duhuri për mua. Vajza që jepte dëshminë kishte të njëjtat simptoma me mua. Ndjehesha shumë e lodhur, e përgjumur dhe pa fuqi. Në dhjetor të 2018 fillova të shëndoshesha pa arsye. Për këtë vendosa të bëja testin e intolerancës. Një test shumë i thjeshtë, me fijen e flokut. Dola intolerante ndaj sheqernave, të cilat i haja me shumicë, nga lulelakra, të cilën fryhesha kur e haja. Mjekja italiane më bëri shumë pyetje nga ana shëndetësore se si ndjehesha. Pak a shumë, trupi e kupton se cilat ushqime i bëjnë dëm, por ne nuk duam ta besojmë. Dola intolerante edhe nga vera e kuqe. Kur e pija bëhesha me pulla të kuqe. Gjithashtu edhe kafeja më bënte dëm. Kur e pija, më zinte gjumi. Tri javë pas testit mora përgjigjet. Në datën 16 Janar fillova të mos i përdor më ushqimet që isha intolerante. Kam filluar ta ndjej ndryshimin. Ndjehem më e lumtur, më energjike, jo e këputur dhe as përgjumësh. Nuk mbaj më dietë, vetëm kam hequr ushqimet që më bëjnë dëm dhe kam rënë 10 kg. Ha disa herë në ditë ushqimet që m’i tret organizmi dhe nuk ndihem e lodhur, as e fryrë. Falënderoj doktoreshë Anitën që më shkruan shpeshherë në What’sapp se si ndjehem, sa kg kam rënë dhe si jam me shëndet. Pjesë e treguesve të mi fizikë janë bërë dhe shikimet e kolegëve të cilët më pyesin vazhdimisht se çfarë kam bërë që kam rrëzuar kaq peshë. Është koha të mësojnë të vërtetën time të vyer. Faleminderit Intolerancës Ushqimore në ADN.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top