Këshilla & Arsye

June 10, 2019 | 15:03

Dr. Adilta Bejko: Alergjia ndaj poleneve, metoda molekulare dhe diagnoza diferenciale në një këndvështrim të ri

dpa-dx_south-europe

Sot po avancojmë drejt të ardhmes në diagnostikë, duke hedhur  hapin e parë drejt erës së re të “Mjekësisë së personalizuar”.

Dr. Adilta Bejko, Mjeke Laboratori, Intermedica

Dr. Adilta Bejko, Mjeke Laboratori, Intermedica

Çfarë është Mjekësia e Personalizuar?

Është pikërisht përshtatja e trajtimit mjekësor ndaj karakteristikave individuale të secilit pacient. A nuk do të ishte mirë sikur secili të kishte terapi të personalizuar sipas specifikave dalluese të tij? Medikamentet moderne shpëtojnë miliona jetë në vit. Megjithatë jo secili mjekim mund të funksionojë për ju, siç funksionon për njerëzit e tjerë. Mosha, mënyra e jetesës dhe shëndeti janë të gjithë faktorë që ndikojnë në reagimin ndaj medikamenteve. Mjekësia e personalizuar synon të individualizojë kujdesin shëndetësor nëpërmjet diagnostikimit dhe trajtimeve të veçanta për çdo pacient. Të gjithë ne jemi unikë. Shëndeti ynë përcaktohet nga dallimet tona, të cilat kombinohen me stilin e jetës dhe mjedisin ku jetojmë. Nëpërmjet informacioneve klinike dhe diagnostikuese, mund të identifikojmë modelet që do të na ndihmojnë në përcaktimin e rrezikut tonë individual për të shfaqur një sëmundje të caktuar.

c358_euroimmun_fig-2-euroblotone_crop

Cila është një nga metodat shkencore ku bazohet mjekësia e personalizuar?

Kjo është  teknologjia molekulare, e cila është një qasje e posaçme për diagnostikimin e alergjive, ku secili përbërës i vetëm i alergenëve përdoret për të zbuluar me saktësi shumë të lartë antitrupat IgE specifike. Kjo metodë mund të ndihmojë në diagnostikimin e sëmundjeve alergjike të cilat po bëhen shqetësuese për njerëzit. Sipas akademisë Evropiane të Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike “Alergjia është sëmundja kronike më e zakonshme në Evropë, 20% e pacientëve me alergji luftojnë çdo ditë me frikën e një sulmi të mundshëm të astmës, shokut anafilaktik ose edhe vdekjes nga një reaksion alergjik” (EAACI, 2016). Siç mund ta kuptoni nga shifrat e larta, mbartja e alergjive të paidentifikuara ndikon drejtpërdrejtë në uljen e nivelit të jetesës dhe përcaktimi i një terapie të saktë do të sjellë parandalimin e efekteve negative.

Cilat janë zbulimet e fundit në nivel molekular lidhur me alergjinë ndaj polenit, e cila është shumë e përhapur në rajonin tonë?

Diagnoza e alergjive të polenit në Mesdhe karakterizohet nga shumë sfida të veçanta. Kohët e lëshimit të polenit të bimëve endemike janë shpesh paralele dhe mund të shtrihen gjatë gjithë vitit, gjë që e bën të vështirë përcaktimin e alergeneve përkatëse. Për më tepër, shumë njerëz janë të ndjeshëm ndaj disa alergeneve të poleneve. Së bashku me specialistët kryesorë të alergjisë nga rajoni i Mesdheut, EUROIMMUN ka zhvilluar një imunoblot të ri me multiparametra  bazuar në molekulat alergene të përcaktuara saktë, që ndihmon në zbulimin dhe diferencimin e antitrupave specifikë të IgE klasës kundër alergeneve të inhalacionit, të cilat janë veçanërisht të rëndësishme në rajonin e Mesdheut.

_euroline_blot_image

Profili EUROLINE jo vetëm që identifikon me saktësi proteinat që shkaktojnë alergji, por gjithashtu mundëson diferencimin e sensitivizimeve primare dhe ndër-reaksioneve(reaksione të kryqëzuara). Si pasojë, testi lehtëson zgjedhjen e një terapie të përshtatshme dhe të personalizuar për secilin pacient.

Paneli më i ri në nivel molekular është testi i parë multiparametër për alergenët inhalatorë specifikë të Mesdheut (DPA-Dx Pollen Evropa Jugore) i cili na siguron 18 molekula të ndryshme për të përcaktuar në mënyrë të personalizuar se nga cila molekulë e këtyre elementëve pacienti është i sensibilizuar.

16Cilat janë veçoritë dhe vlerat e testimit molekular të Poleneve?

Paneli po vlerësohet edhe në studime të pavarura. Kohët e fundit, një botim i grupit hulumtues nga Charité Berlin tregoi vlerën e madhe analitike dhe klinike të profilit.Një studim multicentriki shkallës ndërkombëtare, realizuar nga Qendrat universitare në shtatë vende të Evropës Mesdhetare si Spanja, Portugalia, Franca, Italia, Shqipëria, Greqia dhe Turqia, aktualisht po vlerëson vlerën e testit për mbështetjen e diagnozës në pacientët nga pjesë të mëdha të Evropës Jugore (www.ait2020.com).

Sëmundjet alergjike të rrugëve të frymëmarrjes si riniti, konjuktiviti dhe astma alergjike përveç përhapjes endemike gjithnjë në rritje, paraqesin një kompleksitet dhe vështirësi në diagnozën etiologjike për shkak të një polisenzibilizimi të popullatave evropiane.

23Zhvillimet më të fundit në alergologjinë molekulare kërkojnë që në këto raste të përcaktohet molekula e vërtetë që shkakton sëmundjen alergjike. Kjo vështirësohet nga reaktiviteti i kryqëzuar i molekulave që mund të gjenden në më shumë se një polen specifik. Duket pra se qasja tradicionale e alergologëve, historia klinike dhe provat alergjike të lëkurës, sot janë të pamjafueshme në pacientët e polisensibilizuar.

logo-intermedica-vector

Implementimi i metodave të mësipërme lidhet vetëm me një emër dhe ky është Intermedica, i pari laborator që ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë diagnostikimin molekular të alergjisë nëpërmjet punimit të testeve specifike të alergjisë molekulare dhe i  vetmi që aktualisht ka përfshirë këtë sistem, i cili do të rrisë saktësinë e diagnozës etiologjike, të molekulës përgjegjëse të alergjisë, pra do të mundësojë një mjekim më të personalizuar, me precizion shumë të lartë.

 

Adresa: Rruga “Panorama”, pranë Hipotekës Tiranë, Tel: +355 42 200 600,  Cel: +355 68 60 34 558, www.intermedica.al, E-mail: [email protected]

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top