Mirëqenie

April 3, 2019 | 13:36

Dr.Anita Marku: Obeziteti është sëmundje! Kujdesi dhe parandalimi nëpërmjet testit epigjenetik

Mbipesha nuk është një çështje estetike! Obeziteti, që është shtimi i ekzagjeruar i indit dhjamor, është një çrregullim serioz që përfshin organet dhe sistemet. GLOBESITY është një pandemi që kryesisht përfshin vendet e industrializuara. Natyra e obezitetit mund të jetë e FITUAR ose GJENETIKE.

Qelizat e shëndosha mund të rrisin volumin e tyre me 100 herë, duke përmbajtur shumë yndyrë. Në obezitetin gjenetik, këto qeliza janë më të shumta se mesatarja që nga lindja e fëmijës. Por në një subjekt që nuk është i prirur për obezitet, që në fëmijëri shton në peshë, gjeneron qelizat e reja të yndyrës (preadipocitet) duke rrezikuar të bëhet një i rritur obez.

article-9_p

Një person me një numër të madh të qelizave yndyrore të quajtura ADIPOCITE, është i destinuar të bëhet lehtësisht obez, të bëjë të gjitha dietat drastike të jetës, sepse vëllimi i qelizës mund të reduktohet, por sasia, jo. Ndërsa gratë, kanë një problem tjetër. Në indet dhjamore janë depozituar estrogjenet, të cilat kontrollojnë qelizat yndyrore, duke i mbushur me ujë gjatë periudhës menstruale, duke shtuar peshën dhe duke krijuar mbajtjen e ujit, sidomos në pjesën e poshtme të trupit. Origjina gjenetike e obezitetit në fëmijëri është përgjegjësi nga nëna, pasi adipocitet mund të shumohen në fetus për shkak të ushqimit të gabuar dhe të ekzagjeruar të nënës si dhe në fazat e rritjes së fëmijës.

Për këtë arsye është e domosdoshme të vendosni një dietë korrekte që në fëmijëri falë indikacioneve të dhëna nga testi EPIGJENETIK.

Gjithashtu hiperfagia ose oreksi i tepruar mund të ndihmohet për t’u mbajtur pesha nën kontroll nga informacionet e përmbajtura me testin EPIGJENETIK: një sistem kontrolli për asimilimin dhe metabolizmin, si dhe përdorimin e disa lëndëve ushqyese siç janë kripërat minerale dhe vitaminat, të cilat kontrollojnë qendrat hipotalamike të urisë, duke i shtyrë personat drejt hiper ushqyerjes ose të riekuilibrojnë ndjenjën e urisë, ngopjes.

1Qendra hipotalamike e urisë është një zonë e trurit e përfshirë në rregullimin e stimulimit të urisë. Qendra e kujdesit të obezitetit në spitalin e San Marinos shpjegon se:

Obeziteti përfshin një gamë të gjerë të pasojave shëndetësore. Subjektet mbipeshë janë në fakt në rrezik më të madh për zhvillimin e çrregullimeve të ndryshme, që përfshijnë sëmundje metabolike si diabeti dhe dislipidemia (nivele të larta të kolesterolit dhe triglicerideve), sëmundje kardiovaskulare si iktus dhe sëmundje të frymëmarrjes (apnea në gjumë), probleme në nyje (dhimbje të shkaktuara nga artroza e gjunjëve, kraharor dhe kurriz), çrregullime gjinekologjike, çrregullim menstrual, sindroma e ovareve policistike, komplikime në shtatzëni, infertilitet, çrregullime të sferës seksuale (impotencë), predispozicion për zhvillimin e sëmundjeve të sistemit të tretjes, për shembull, refluksin gastroezofagial, gurët e fshikëzës së tëmthit, çrregullime të gjendjes shpirtërore, për shembull depresionin). Së fundi duhet të mbani mend se prania e obezitetit rrit rrezikun e zhvillimit të disa tumoreve si kanceri endometrial (një lloj kanceri i mitrës), kanceri kolorektal, kanceri i fshikëzës së tëmthit dhe kanceri i gjirit. Sa i përket rreziqeve të shëndetit, është mirë të theksohet problemi i obezitetit tek fëmijët dhe adoleshentët, pasi janë të ekspozuar që në fëmijëri nga vështirësi të frymëmarrjes, probleme të kyçeve, reduktim të lëvizshmërisë, por edhe çrregullime të sistemit të tretjes dhe natyrës psikologjike. Për më tepër, kush është mbipeshë në fëmijëri, shpesh është edhe kur të rritet, duke shtuar rrezikun e zhvillimit të faktorëve të rrezikut kardiovaskular siç janë hipertensioni dhe kushtet e metabolizmit të alternuar, siç është diabeti i tipit 2 ose hiperkolesterolemia.

Rreziku i zhvillimit të sëmundjeve shtohet me rritjen e indeksit të masës trupore.

Në veçanti, pacientët me obezitet të rëndë shpesh kanë sëmundje të vështira të qarkullimit të gjakut siç janë: hipertensioni, sëmundjet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes si dispnea, (mungesa e frymëmarrjes), madje edhe sindroma e Pickwick, tendenca për të rënë në gjumë lehtësisht gjatë aktiviteteve të përditshme dhe apnea e gjumit.

Të dhënat e mortalitetit

Nëse marrim parasysh sëmundjet dhe rreziqet shëndetësore të lidhura me obezitetin, është e qartë se obeziteti mund të jetë një faktor i rëndësishëm i vdekshmërisë. Sipas vlerësimeve të bëra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, çdo vit në Europë 320,000 njerëz vdesin nga shkaqet e lidhura drejtpërdrejt me obezitetin; vdekshmëria e lidhur me peshën e tepërt paraqet një problem serioz të shëndetit publik në Europë ku rreth 7.7% e të gjitha shkaqeve të vdekjes vijnë për shkak të mbipeshës. Jetëgjatësia në popullatën obeze është zvogëluar (nuk është folur për një shkurtim të jetëgjatësisë prej 7-10 vitesh) me një rrezik vdekshmërie që shtohet me rritjen e indeksit të masës trupore dhe periferisë abdominale. Jo gjithmonë yndyrnat janë çështje përtacie; prapa peshës së tepërt ka shumë më tepër shkaqe dhe zinxhirë sëmundshmërie se sa jemi mësuar të besojmë! Pse nuk funksionon shpesh një dietë? Apo, pse një herë humbet peshë, pastaj e rifiton atë? Sepse nuk janë evidentuar shkaqe të vërteta që çojnë në dhjamosje. Shpesh njerëzit nuk besohen kur thonë se, hanë pak dhe nuk janë në gjendje të dobësohet, dhe nuk ia dalin as duke ngrënë pak, por vetëm dhjamosen. Frustrimi i tyre më i madh është se ata nuk besohen! Në fakt, kanë të drejtë, dhe shkaqet mund të zbulohen përmes një prove të thjeshtë epigjenetike. Para se të shpjegosh se si epigjenetika mund të ndihmojë njerëzit mbipeshë, është e nevojshme të kuptohen disa mekanizma që lidhen me gjenetikën. Pyetja e parë për t’u bërë është se, pse jo të gjithë njerëzit e prirur gjenetikisht për obezitet, në moshë të rritur nuk do të kenë probleme me peshën dhe anasjelltas, pse njerëzit jo të predispozuar për obezitet, do të bëhen të rritur mbipeshë?!

Përgjigjet i gjejmë përgjigjet të EPIGJENETIKA

Epigjenetika studion ato mekanizma që aktivizohen brenda trupit tonë kur kemi stimuj të jashtëm të dëmshëm. Aktivizohen ndryshe në secilin prej nesh, por sjellin gjithçka drejt sëmundjes së quajtur OBEZITET.

Le të bëjmë një shembull praktik: Nëse testojmë 10 persona që nuk kanë predispozitë për obezitet, duke ngrënë 1000 kalori mbi nevojën, disa do ta zhvillojnë sëmundjen, ndërsa të tjerët do të arrijnë ta kompensojnë mirë dhe të qëndrojnë të shëndetshëm. Anasjelltas, nëse shqyrtojmë 10 persona që kanë predispozitë për obezitet dhe do të hanë sipas nevojave të tyre të përditshme, jo të gjithë do të zhvillojnë mbipeshë. Pse? Sepse programi ynë biologjik është i ndikuar nga ajo që hamë, se si hamë, nga ajo që bëjmë, si mendojmë, ku jetojmë dhe emocionalisht se si sillemi. Planifikimi epigjenetik na tregon përmes testit se çfarë ndodh saktësisht në momentin që bëjmë testin dhe mund ta ndryshojmë menjëherë biokiminë tonë, stilin e jetesës, ushqyerjen dhe për të ndryshuar fatin tonë në shëndet apo sëmundje.

thumbnail_articoloZgjidhja e duhur definitive

Çdo gjë që hamë, frymojmë e madje ajo që dëgjojmë, perceptojmë, mendojmë dhe vuajmë, ndërhyn me trupin tonë. Pra, nëse imagjinojmë mjedisin si një rrjedhë e vazhdueshme e stresit dhe informacionit molekular, pak a shumë kompleks, mund të themi se çdo qelizë dhe, në mënyrë të vazhdueshme, çdo organizëm nxitet vazhdimisht të ndryshojë në mënyrë që të përshtatet. E gjithë kjo është e barabartë me atë që (aparatet tona, organet, indet dhe molekulat tona) janë produkt i miliarda vitesh bio-evolucion, i përshtatshëm. Në fakt, disa aspekte të stilit të jetesës moderne mund të ndikojnë në mirëqenien e organizmit, duke e ndryshuar atë. Të gjithë këta faktorë quhen epigjenetikë.

Nëse vuajmë, jemi të predispozuar ndaj sëmundjeve të tilla si: Astma, alergjia dhe sëmundje të tjera të imunizuar; Ndryshime në zhvillimin psiko-neurologjik të fëmijës; Çrregullime neurodegjenerative tek të rriturit; Aterosklerozis dhe sëmundje kardiovaskulare; Obezitet dhe sindromën metabolike; Sterilitet dhe impotencë; Rezistencë ndaj insulinës, diabeti; tumoret; Mungesa vitaminash; Dëmtime nga radikalet e lira. Për të kuptuar shkaqet dhe për të zbatuar zgjidhjet, është e nevojshme t’i nënshtroheni kësaj analize, pasi këto patologji të listuara janë pasojë e një stresi biologjik dhe epigjenetik që përfshin qeniet tona.

Sot është e mundur të tregohen indikatorët epigjenetikë, duke përdorur vetëm katër qime në sajë të sistemit Digital S-Drive të Cell Wellbeing. Flokët janë një bio-shënues i pabesueshëm: është praktikisht i pathyeshëm dhe përmban shumë informacione personale në një nivel kuantik epigjenetik. Mostrat e flokëve përpunohen në rrugë digjitale me një skaner dhe dërgohen nëpërmjet lidhjes së sigurt në qendrën e teknologjisë në Hamburg, Gjermani. Këtu, kompjuterat përcaktojnë rëndësinë e informacionit epigjenetik. Janë përcaktuar mbi 800 shënues kyç me të cilët krijoni grafike dhe tabela të raportit të plotë 90-ditor.

Çfarë mund të verifikojë ky lloj i instrumentit?

Treguesit e sistemeve të mbështetjes (sistemi i muskujve-skeletikë, sistemi imunitar, sistemi gastrointestinal, sistemi i detoksifikimit, sistemi kardiovaskular, sistemi adrenergjik, sinteza e proteinave, shëndeti i trurit, metabolizmi i sheqerit, metabolizmi i acidit yndyror, stresi inflamator/oksidativ, ekuilibri mikrobik i zorrëve, emocionet, gjumi).

Treguesit e vitaminave

Treguesit e mineraleve

Treguesit e acideve yndyrore

Treguesit antioksidantë

Treguesit e aminoacideve

Treguesit e dëmit mjedisor (rrezatimi, metalet toksike, kimikatet dhe hidrokarburet)

Treguesit e rezistencës (viruset, bakteret, kërpudhat, parazitët, post-viruset, myku, sporet)

Treguesit e ndërhyrjes në frekuencë (ekrani televiziv, telefoni celular, fusha elektromagnetike, fusha elektrostatike, frekuencë radioje, LFR, elektro-smog, furrë me mikrovalë etj).

Ky informacion i lejon pastaj ekipit mjekësor/shkencor të krijojë një program të personalizuar, të aftë për të udhëhequr personin drejt një gjendjeje optimale shëndetësore, por mbi të gjitha duke ruajtur atë.

Botuar në numrin 142 të revistës “Psikologjia”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top