Shumë është thënë për shëndetin, kulturën dhe higjienën dentare, por gjithmonë vlejnë këshillat e vërteta të profesionistëve të fushës, për të ndjekur hapat e drejtë. Doktoreshë Ariola Cara, në përvojën e saj e thekson se shkalla e rëndësishme për një buzëqeshje të bukur nis nga kujdesi dentar në fëmijëri përmes ndjekjes së procedurave të duhura profilaktike, për të vijuar me kontrollet periodike përgjatë fazave të rritjes, e mandej besimit të mjekut. Falë përditësimeve të vazhdueshme në shkencën e stomatologjisë, Dr. Ariola ka sjellë rritje të performancës së shërbimeve, duke garantuar cilësi dhe sukses në dhëmbë të realizuar brenda ditës. Me mbështetjen e teknologjisë avangarde, doktoresha pohon se të gjithë mund të kemi dhëmbët e duhur pa kompleksitetin e frikës, kohëzgjatjes apo çmimeve të larta.
Dhëmbët dhe buzëqeshja janë pasqyra e mirëqenies tonë. Sa ka ndikuar në profesionin tuaj?
Buzëqeshja është një veshje shumë e rëndësishme për njeriun, si nga ana e jashtme e asaj që shohin të gjithë, dhe asaj që fshihet në shpirt. Unë kërkoj që çdo ditë në punën që bëj, të arrij të kthej buzëqeshjen e shumë pacientëve, të cilët me vite nuk kanë qeshur nga kompleksiteti i dhëmbëve jo të bukur.
Cilat janë shtyllat për dhëmbë tëshëndetshëm dhe të bukur, që hyjnë dhenë modernizimin e profilit dentar?
Buzëqeshja është e rëndësishme, jo vetëm për estetikën, por edhe për funksionin e saj. Gjithmonë i duhet kushtuar shumë rëndësi shëndetit oral, që nga dalja e dhëmbit të parë të qumështit. Ndjekja e fëmijës gjatë denticionit të qumështit duke vazhduar me daljen e dhëmbëve të përhershëm, e deri në fund të jetës. Mënyra më e mirë për t’u kujdesur për buzëqeshjen tuaj është parandalimi. Procedurat profilaktike janë një pikëkyçe në klinikën tonë. Shumë më efikase dhe më pak të kushtueshme. Fluorizimet, pastrimi i gurëzave, silanet, aparatet ortodontike dhe plot trajtime të tjera.
Rëndësia e aparateve për drejtimin e dhëmbëve sipas moshave që prekni dhe që kanë më shumë problematika?
E rëndësishme është që problematika të kapet në kohën e duhur. Jo gjithmonë prindërit arrijnë të dallojnë defektet, ndaj është shumë e rëndësishme që të kryhet një vizitë tek mjeku ortodont. Duhet të theksojmë se jo të gjithë dentistët janë ortodontë. Unë jam mjeke e specializuar në Itali për ortodoncinë dhe vazhdimisht kryej trajnime për të qenë sa më të përditësuar me çdo metodë të re që prezantohet. Sa më herët të vendosen aparatet, aq më shpejt do të kemi një buzëqeshje të shëndetshme. Sot falë teknologjisë është shumë e thjeshtë që edhe pacientët adultë të drejtojnë dhëmbët me anë të aparateve që pothuajse janë të padukshme, tepër komode dhe për pacientët të cilët janë në punë dhe e kanë kompleks. Kjo bën që për shumë pacientë të cilët nuk jetojnë këtu, mundet që aparatin ta marrin me vete dhe të kenë mundësinë e drejtimit, duke ulur numrin e takimeve në klinikë.
Besoj teknologjia mundëson dhe estetikën, cilat janë modelet më të avancuara që funksionojnë, dhe a ka përftime të shpejta në kohë?
Falë teknologjisë është shumë e lehtë sot që të kemi një buzëqeshje të shpejtë, shumë herë edhe brenda ditës. Me anë të aparaturave të cilat kopjojnë imazhin e dhëmbit dhe punojnë një kurorë apo fasetë për 20-30 minuta. Implantet dentare po ashtu janë një ndër mrekullitë e teknologjisë. Tashmë mund të zëvendësohet një dhëmb pa dëmtuar dhëmbët fqinje me një procedurë të shkurtër dhe aspak të dhimbshme.
Flasim për moshat adulte, zëvendësimin edhëmbëve me metodologjitë e reja që praktikoni… sa është mundësia për të arritur perfeksionin?
Zëvendësimi i dhëmbëve të humbur që për fat të keq numri i pacientëve të cilët vuajnë është shumë i madh, arrihet të bëhet me anë të implanteve ose ndryshe siç pacientët preferojnë t’i quajnë: dhëmbë me mbjellje. Ekipi i klinikës tonë përpos materialeve shumë cilësore, ku implantet i kemi firma prestigjioze, të njohura në gjithë botën, kemi dhe mjekë kirurgë ku me anë të profesionalizmit arrijmë të heqim çdo ndjesi frike, duke bërë një punë shumë cilësore.
Po për raste të veçanta, për shembull gra shtatzëna sa e mundur është të korrigjosh problemet dentare? Çfarë mund të bëhet më shumë se shërbim mbushje?
Më pëlqen shumë kjo pyetje. Shpesh në klinikë vijnë paciente, gra shtatzëna, që këmbëngulin për moskryerjen e procedurave dentare. Në të vërtetë është plotësisht e sigurtë kryerja e procedurave dentare edhe gjatë shtatzënisë, duke respektuar rregullat e duhura. Ne sigurohemi që çdo paciente ta kalojë shtatzëninë e saj pa dhimbje dhe duke pasur gjithmonë prioritet fëmijën.
Çfarë e bën klinikën tuaj unike?
Pacientët shpesh thonë se stafi ynë është ai që e bën klinikën tonë ndryshe nga çdo klinikë tjetër ku kanë qenë. Ne investojmë në zhvillimin personal dhe profesional të stafit, që ata të ofrojnë më të mirën për pacientët. Transparenca dhe komunikimi janë çelësi i marrëdhënieje mjek-pacient. Ne marrim kohë me pacientët për t’u shpjeguar çdo zgjidhje e procedurë, që ata të mos ndihen të nxituar dhe të marrin përgjigje për çdo pyetje që kanë.
Kam një frikë të tmerrshme për të shkuar tedentisti. Cila është këshilla juaj?
Gjëja më e rëndësishme është të gjeni dentistin që i besoni. Kur një mjek kujdeset për ju, ai do të dëgjojë të gjitha shqetësimet tuaja dhe do të sigurohet që ju të merrni shërbimin dentar në mënyrë sa më të lehtë dhe të rehatshme.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 167
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.