Në fokus

February 13, 2020 | 8:13

Dr.Elton Kazanxhi: Hipnoza dhe përdorimi saj në mjekësi dhe psikoterapi, në Shqipëri për t’i dhënë zgjidhje shumë problemeve

 

Njerëzit në komunikim përditor sugjestionojnë njëri-tjetrin pa vetëdije (Kazanxhi Watzalwick 1990-2017)

Dr. Elton Kazanxhi Psikolog – Specialist në Psikotraumatologji Themelues i “EMDR ALBANIA & EMI ITALY)

Dr. Elton Kazanxhi
Psikolog – Specialist në Psikotraumatologji
Themelues i “EMDR ALBANIA & EMI ITALY)

Të gjithë e kanë dëgjuar hipnozën si fjalë, por janë të paktë ata që e dinë kuptimin. Fjala hipnozë vjen nga greqishtja e vjetër ‘Hypnos’, që ka kuptimin e saj, në fjetje, pra gjendje gjumi. Hipnoza e ka zanafillën e saj para mijëra vjetësh. Ajo është përdorur që në kohët e hershme nga njerëzit. E kanë përdorur mjekët e vjetër, njerëzit e fesë në Babiloni, Egjiptin e vjetër, e kanë përdorur grupe të ndryshme mistike për të realizuar “gjërat e mbinatyrshme”. Për shembull Jogët në Indi, me anë të autosugjestionimit arrijnë të ulin numrin e frymëmarrjeve, të rrahjeve të zemrës, të ngurtësojnë trupin dhe qëndrojnë si të vdekur. Ata arrijnë të bllokojnë ndjesinë e dhembjes dhe shpohen, ecin mbi zjarr, hanë xhama pa ndjerë dhembje.

Përdorimi i hipnozës në mjekësi

Përdorimi i hipnozës në mjekësi nisi me mjekun austriak Franc Antuan Mesmer, në shek. XVI. Mesmer fitoi një famë të madhe duke i mjekuar njerëzit me një metodë te panjohur më parë. Pacientët futeshin në një sallon të madh, më pas hynte Mesmeri i veshur në një mënyrë të veçantë, i cili i fuste njerëzit në gjendje hipnotike, mjaftonin disa seanca të tilla dhe ata përmirësoheshin.

Pas Antuan Mesmerit hipnoza u përmend si ‘Mesmerizm’ose ‘Animal Magnetism’. Pas Mesmerit shumë mjek europianë treguan interes për hipnozën dhe bënë shumë punime në lidhje me të. Vlen të përmendet mjeku anglez Dr. Braid, i cili dha një shtysë të re dhe kompletoi hipnozën mjekësore. Dr. Braid kreu dhe disa operacione me anë të hipnozës pa anestezi.

Frojdi në fillimet e veta e përdori hipnozën për t’i kthyer pacientët në të kaluarën si dhe për kurimin e shqetësimeve të ndryshme psikologjike.

“Pak a shumë e njëjta gjë sot vërehet në terapinë EMI, NLP, Ego State Therapy Resource Therapy,”. Por më vonë Frojdi formuloi psikanalizën dhe la hipnoterapinë në plan të dytë pasi kjo mënyrë kërkonte kohë. Një gabim elementar për të por jo për Janet dhe Charcot (1989).

1

Leksion i hapur në shkollën e Nancy-t

Charcot, Janet dhe Bernheim  filluan të  flisnin për trauma terapinë dhe për atë fenomen të quajtur sot disocim. Lindi kështu një qasje  e re  në ato lindi : Psikotraumatologjia.

Në ditët e sotme hipnoza ka fituar popullaritet dhe njihet me ligj si një mënyrë mjekësore dhe shkencore për trajtimin e sëmundjeve. Në Angli hipnoza u pranua me ligj si një mënyrë mjekësore për trajtimin e sëmundjeve në vitin 1953, ndërsa në SHBA u pranua në vitin 1955.

Në Itali sapo janë bërë disa ndërhyrje mjekësore në kirurgji flitet për rastin e Romës dhe Milanos ku pacientët janë anestetizuar me Hipnozën.

Në Shqipëri dhe trojet shqiptare një pjesë e njerëzve kur dëgjojnë emrin hipnozë sjellin në mendje iluzionistët dhe shfaqjet ku përdoret hipnoza e skenës. Disa të tjerë mund të lidhin fjalën hipnozë me të ashtuquajturit mjekë, sharlatanë ose magjistarë që pretendojnë se i shërojnë njerëzit me fuqitë e tyre të “mbinatyrshme”.

Është koha që të ndërgjegjësohemi dhe të flakim mendimet e gabuara. Hipnoza nuk është aspak diçka e mbinatyrshme, por është një metodë mjekësore që përdoret me sukses në kurimin e shqetësimeve të ndryshme.

Përkufizim i hipnozës

Babai i Hipnozës Moderne M. ERIKSON

Babai i Hipnozës Moderne M. ERIKSON

Hipnoza është një gjendje e veçantë në të cilën vëmendja dhe shkalla e përqendrimit si dhe e sugjestionimit është shumë e lartë. Personi i hipnotizuar duket sikur fle, ndërkohë që ai është plotësisht i ndërgjegjshëm dhe truri punon normalisht. Gjatë seancës së hipnozës pacienti kupton, dëgjon dhe analizon çka i thotë mjeku, pacienti punon nga fjalët e mjeku vetëm ato që janë në përputhje me mendimet, bindjet dhe formimin e tij moral. Personi i hipnotizuar është më i sugjestionueshëm dhe përjeton një gjendje ndryshe nga normalja.

Kush e përdor hipnozën?

Në shumë vende të botës lejohet përdorimi i hipnozës vetëm për mjekët, dentistët dhe psikologët.

Sa gradë ka hipnoza?

Njeriu përjeton 3 gradë në gjendjen hipnotike:

1.Gjendja letargjike – e lehtë, gjendja gjysmë gjumi

2.Gjendja kataleptike – mesatare

3.Gjendja somnambulistike – e thellë

Për trajtimin e shumë shqetësimeve gjendja kataleptike është e mjaftueshme.

A hyn çdo njeri në hipnozë?

Çdo njeri normal, që ka mundësi përqendrimi, aftësi imagjinate, hyn në hipnozë. 80% e njerëzve hyjnë në hipnozë dhe përjetojnë një nga tri gradët e gjendjes hipnotike pa ditur shpesh që janë në atë gjendje. Vetëm 20% e njerëzve përjetojnë gjendjen më të thellë të hipnozës atë somnambulistike. Këta njerëz mund të operohen pa narkozë e nuk ndiejnë dhembje pasi janë nën efektin e hipnozës. Personat më të përshtatshëm janë ata që përqendrohen mirë, që kanë aftësi imagjinative të mira e të zhvilluara. Fëmijët nën 6 vjeç dhe njerëzit shumë të moshuar nuk hyjnë dot në hipnozë. Mosha ideale është 15-40 vjeç. Personi që dëshiron të hyjë në hipnozë dhe që ka besim te mjeku hyn më lehtë e më thellë në gjendjen hipnotike.

Çfarë përjetohet gjatë një seance hipnoze?

1Gjatë një seance hipnoze pacienti përjeton një ndjenjë qetësie . Sheh imazhe të vendeve të bukura dhe pas seancës së hipnozës ndihen një qetësim trupor, mendor e shpirtëror. Personi e ndihen veten më të freskët, të çlodhur, të lumtur, energjik, si dhe të çliruar nga dhimbjet, stresi, mendimet e pa dëshiruara etj. Unë personalisht nuk përdor hipnozën si një mjet unik për çdo lloj  trajtimi pa e lidhur atë me  trajtimin që vet solla në Itali dhe po risjell atë në trojet shqiptare.

Flas për EMI Therapy, një qasje hipnoterapeutike shumë sugjestionuese në komunikimin terapeutik  Erikson (1970)

Sa zgjat një seancë dhe mjekimi në hipnozë?

Seanca e parë e hipnozës zgjat rreth 30 minuta, sepse është më të vërtetë një trajnim ku personi mëson se si të vet hipnotizohet ndërsa seancat e tjera zgjasin rreth 20 -25 minuta. Numri i seancave caktohet sipas shqetësimit dhe është specifike për çdo person.

A ka efekte anësore hipnoza?

Hipnoza realizohet vetëm me anë të shikimit dhe komunikimit. Për realizimin e saj nuk përdoret asnjë mjet ndihmës, apo ilaç. Si rezultat i kësaj hipnoza nuk ka asnjë efekt anësor apo rrezik për pacientin. Por theksoj se siguria ekziston kur hipnoza realizohet nga mjek e jo nga njerëz dosido e të papërgjegjshëm.

Personi që hyn një herë në hipnozë a ndihen nevojën e vazhdueshme për të dhe a e ndien veten të lidhur pas mjekut?

Hipnoza nuk është drogë që të ketë një efekt të tillë. Procesi hipnotik nis dhe mbaron brenda  seancës. Mjeku dhe psikologu është një drejtues dhe mbikëqyrës i transit HIPNOTIK. Detyra anësore e hipnoterapisë është ajo e zgjimit të proceseve integruese apo burimeve personale. Në një farë mënyre personi mëson të vet hipnotizojë vet veten e tij. Për të marrë nga vetvetja burime pozitive.

2

A mund të na tregoni diçka mbi fenomenet që ndodhin gjatë transit hipnotik?

Personi i hipnotizuar gjatë seancës së hipnozës humbet nocionin e kohës, një seancë 2-orëshe mund t’i duket si 5 minuta ose e kundërta. Në gjendjen kaleptike arrihet kontrolli dhe ngrirja e muskujve të trupit. Gjatë transit hipnotik personit mund t’i krijohen imazhe të ndryshme të bukura dhe shpesh i jepen udhëzime POSTERAPEUTIKE si p.sh: Një pacient në Itali që vuante nga dhimbjet në kurriz, gjatë seancës hipnotike i thashë të imagjinonte se dhimbja nga shpina kurrizore zhvendosej tek topi i tenisit që mbante në dorë. (Shikoni videot e mia në youtube) .

Mos të harrojmë se çdo gjë ndodh në mendjen tonë, jemi ne që i vendosim kufijtë vetvetes. Njerëzit normalisht përdorin vetëm një pjesë të kapacitetit të trurit, me anë të hipnozës ne e rrisim këtë përqindje dhe bëjmë të mundur që personi të jetë më aktiv dhe më i frytshëm si në punën fizike dhe në atë mendore.

Në gjendjen hipnotike, kujtesa e personit punon më mirë dhe ai çohet në vitet e hershme të jetës së vetë e mund t’i përjetojë e t’i kujtojë ngjarjet e shkuara.

Njerëzit mund të hipnotizohen vetëm drejtpërdrejt?

Hipnotizimi mund të bëhet drejtpërdrejt, me anë të televizionit, telefonit ose kasetave ku incizohet zëri I hipnotizuesit. Ne “çdo ditë komunikojmë me njëri-tjetrin dhe shpesh sugjestionohemi vazhdimisht” flitet për ato raste kur fjalët e atij personi akoma më nguliten në kokë  për ditë  dhe vite të tëra.

Autohipnoza çfarë është?

Pas seancës së parë të hipnozës, psikologu i mëson pacientit disa  teknika induktive  nëpërmjet simboleve. (Terapia EMI përdor shumë simbolet hipnotike) dhe pacienti hyn e del nga gjendja hipnotike.

Pacienti autohipnozën mund ta përdorë vetëm për shumë gjëra.  Schultz p.sh, i ka dhënë emrin  autohipnozës (Training Autogen)  trajnimi autogjenik është një metodë vet hipnotizuese që secili prej nesh mund ta praktikojë.

Në ç’mënyrë mund të zhvillohet një seancë hipnoze?

Hipnoza mund të realizohet si më poshtë:

1.Terapist- pacient, drejtpërdrejt

2.Vetëm pacienti, bën autohipnozën

3.Terapist- pacient, lidhje telefonike (skype)

4.Terapiste- grup pacientësh, quhet hipnozë grupi dhe futen në hipnozë gjithë personat në sallë.

A mund të na shpjegoni fushat e përdorimit të hipnozës?

1.Stomatologjia: Shumë njerëz stepen dhe frikësohen nga vajtja te dentisti, veçanërisht fëmijët dhe ata që kanë pasur eksperienca të këqija në të kaluarën. Disa njerëz kanë fobinë e dentistit dhe s’pranojnë të shkojnë te dentisti, duke pranuar të vazhdojnë të ndiejnë dhimbje e t’u shkatërrohet shëndeti oral. Hipnoza përdoret me sukses për këto gjëra:

Qetësimi i përgjithshëm, largimii frikës, stresit, heqja e dhembjeve, kryerja e mjekimit pa shkaktuar dhembje dhe shqetësime te pacienti.

Te disa persona gjendet refleksi i vjelljes. Këta nuk përdorin dot proteza dhe nuk i japin dot mundësi mjekut për të marrë masën për protezë. Me anë të hipnozës hiqet ky refleks dhe pacienti përdor proteza pa problem.

Lehtësohet përshtatja e fëmijëve me aparatet ortodontike. Te personat që kanë alergji ndaj lëndëve anestezike kryhen operacione të vogla, heqje mbushje me efektin e hipnozës, pa dhembje.

psikologjia

2.Psikologjia: Hipnoterapia përdoret për trajtimin e shumë shqetësimeve me karakter psikologjik.

Personalisht kam folur mbi stilin e komunikimit hipnoterapeutik që çdo psikolog dhe mjek duhet të ketë mbi librat që ka botuar : Kurthet e mendjes, terapia metakognitiva  dhe EMI Therapy. Është gjuha në komunikim terapeutik  ajo. Që ndryshon gjendjen e pacientin në psikoterapi. Përdoret për heqjen e fobive (frikës) të ndryshme:

Fobi sociale

Fobi nga vetmia

Fobi nga lartësia

Fobi nga kafshët

Fobi nga errësira etj.

Përdoret për trajtimin e panikut, ankthit.

Përdoret si ndihmëse e psikanalizës për të rikujtuar të kaluarën e largët dhe të afërt.

Përdoret për heqjen e stresit, kujtimeve të këqija e të padëshiruara.

3.Dobësimi: Hipnoterapia ndihmon për rënien nga pesha. Me anë të hipnozës bën të mundur që pacienti të hajë më pak, të mos përdorë ushqime me kalori, si dhe të kontrollojë veten. Efekti vihet re pas një kohe relative. Hipnoza ndihmon në mbajtjen e dietës pa problem.

4.Lënia e duhanit: Hipnoza përdoret me sukses për lënien e duhanit. Duhet theksuar që personi që shkon te mjeku duhet të shkojë me dëshirën e vet dhe jo me kërkesën e të tjerëve. Duhet të ketë dëshirë për të lënë duhanin por nuk gjen forcë tek vetja për ta realizuar.

5.Dhimbjet: Hipnoza përdoret me sukses për heqjen e dhimbjeve kronike (të përhershme), akute (momentale), të përhapura dhe lokale.

Heq dhimbjet e migrenës

Heq dhimbjet e sinozitit

Heq dhimbjet muskulore

Heq nevralgjitë

Heq dhimbjet nga djegia

Heq dhimbjet e mesit, shpinës, qafës

Heq dhimbjet ideopatike (nuk dihet shkaku)

6.Përdoret me qëllim qetësimin, çlodhjen trupore dhe mendore. Heqja e mërzisë, stresit, dhembjeve, mendimeve të pa dëshiruara. Mjeku mund t’i mësojë pacientit autohipnozën ndaj dhe ai hyn në hipnozë kur ka nevojë.

7.Motivimi personal: Coaching, përdorimi i hipnozës për motive dhe zhvillim personal është shumë i suksesshëm. Hipnoza jep rezultate pozitive për:

Shtim të vullnetit dhe dëshirës për të mësuar

Shtim të aftësisë për t’u përqendruar, mësuar dhe për të mbajtur mend

Shtim i aftësive mendore e fizike

Heqja e stresit te nxënësit para provimit, përqendrimi gjatë provimit, nxitje dhe shtimi i dëshirës dhe aftësisë për të mësuar.

Fitim i besimit në vetvete

Motivimii sportistëve, motivimi nga ana fizike dhe mendore

Njerëzit përdorin rreth 20% të kapacitetit të trurit, me anë të hipnozës arrihet të shtyhet kjo përqindje e përdorimit trurit.

1

8.Të zënit nga makina, anija, avioni: Janë të shumtë njerëzit që e kane problem serioz dhe vuajnë shumë gjatë udhëtimit me makinë, anije, avion. Në disa raste dhe mendimi i udhëtimit i shqetëson ata. Mjaftojnë disa seanca hipnoze që udhëtimi të mos jetë më problem për ta.

9.Sëmundjet e lëkurës. Shërohen alergji që shkaktojnë kruarje, djegie, ekzema në lëkurë

Psoriazis, Lythat.

10.Çrregullimet seksuale. Hipnoza përdoret me sukses në trajtimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve seksuale me karakter psikologjik dhe emocional, kur problemi nuk është organik. Impotenca (paaftësia për të kryer marrëdhënie) te meshkujt. Mungesa e dëshirës seksuale  te meshkujt dhe te femrat. Frika para marrëdhënies së parë (meshkuj dhe femra). Vaginismus (mos lubrifikimi i vaginës gjatë marrëdhënies shkakton dhembje).

11.Shtatzënia. Gjatë shtatzënisë gratë kanë shqetësime të ndryshme, si përzierje në stomak, të vjella, frikë nga lindja, frikë nga dështimi. Me anë të hipnoterapisë të gjitha këto shqetësime hiqen. Më e rëndësishmja është që gruaja gjatë shtatzënisë të ndjekë seancat e hipnozës për të qenë më e qetë, por shpëton edhe nga dhembjet e lindjes dhe e kryhen lindjen pa dhembje dhe më lehtë se normalisht.

12.Lehtësimi i krizave të astmës.

13.Mbajtja e gojës. Mbajtja e gojës ose të qenit gagaç ka shumë shkaqe psikologjike:

Probleme me dhëmbët

Probeme me lidhëzën midis tabanit të gojës dhe gjuhës

Trashëgimia etj.

Hipoteza jep rezultate pozitive tek ata persona që u mbahet goja nga shkaqet psikologjike e që nuk kanë një problem biologjik ne organet e shqiptimit .

14.Urinimi natën në shtrat (Enurezis nokturna). Fëmijët edukohen me kulturën e vajtjes ne banjë qe në vogëli. Urinimi në shtrat është normal për fëmijët e vegjël, por shpesh ndodh që ata vazhdojnë të urinojnë natën në shtrat edhe kur rriten. Kjo gjë përbën një problem për prindërit dhe për fëmijët, që e ndiejnë vetveten të turpëruar e ndrydhen përbrenda. Kur ky problem vazhdon deri në rini gjendja bëhet më serioze pasi ndikon edhe në jetën bashkëshortore. Me anë të hipnozës është i mundur shërimi i plotë i këtij shqetësimi.

Ku mund të mësohet në Shqipëri hipnoza?

Unë me kolegët italianë po organizojmë  trajnim e parë në trojet shqiptare. Do jemi në Tiranë , në Shkup dhe në Kosovë. Na ndiqni tek faqja EMI ITALY ASSOCIATION.

Seminar  / Hipnoza në Shqipëri 16 Prill 2020

Seminar  / Hipnoza në Shqipëri 16 Prill 2020

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top