Mirëqenie

December 26, 2018 | 8:15

Dr. Julia Kosova dhe Dr. Oriola Kastrioti: Julia Dental Studio, zgjidh më të mirën për dhëmbët e tu!

Mjeket e “Julia Dental Studio” të njohura për lexuesit tanë, përcjellin këtë herë mesazhe të shoqëruara me risitë e fushës, ndërsa muaji festiv i dhjetorit i bën ato më aktive sa i takon fushatave të ndërgjegjësimit dhe vullnetarizmit, duke ofruar këshilla dhe shërbime falas për kategoritë në nevojë!

julia-dental

Për festat, për punimet terapeutike do të bëhet një ulje prej 30%. Ne jemi gjithmonë në shërbimin tuaj me teknikat më të reja me një kosto të përballueshme nga të gjithë.

Ka gjithmonë një moment për të kthyer vëmendjen ndaj aspektit estetik. Nëse deri më sot rutina ju ka vjedhur kohën e çmuar për veten, është çasti i duhur të reflektoni për atë që është shëndeti i mirëqenies tuaj psikofizike. Hapi i parë është buzëqeshja. Por që e gjitha të përkojë dhe me anën vizuale, për këtë na nevojitet dora mjeshtërore e mjekut specialist. E kam fjalën në këtë rast për mjekun stomatolog, sepse vetëm falë tij mund të kemi një buzëqeshje të merituar, të pranueshme dhe dhëmbë estetikisht të shëndetshëm.

Sa kanë ndryshuar praktikat, futja e risive? Si realizohen sot ato?

Koha evoluon e me të edhe fusha e stomatologjisë. Duke ndjekur seminare, kongrese dhe trajnime, gjithmonë jemi në kohë me teknikat e reja që vijnë. Nëse dikur praktikë të gjerë zinte punimi metal-porcelan, tani ngadalë-ngadalë po e zënë vendin zirkoni, e-max-i etj. Në klinikën tonë bëjmë punime zirkoni më shumë, këllëfë e-max.

Çfarë duan sot më shumë klientët?

Paraqitja e dhëmbëve dhe buzëqeshja është thelbësore. Pacientët sa vijnë e bëhen më tepër të ndërgjegjshëm për këtë pjesë. Bëhen më kërkues, dhe neve si mjekë na vjen mirë. Vijnë në klinikë me idenë për një gojë të bukur, fenomen që vihet re tek femrat më shumë, por edhe te meshkujt e televizionit, artit kërkojnë faseta vener që së fundmi kanë zënë përdorim të gjerë. Dhe vërtet që janë të admirueshme nga ana estetike dhe kanë një higjienë të lartë në gojën e pacientit. Realizimi i këtyre punimeve tani nuk bëhet më nga dora e njeriut, por me aparatura të teknologjisë së lartë, si p.sh: Cad-Cam.

julia-dental1

Sa i shpejtë është rehabilitimi dhe si mund të kujdesemi për mirëmbajtjen estetike në vazhdim?

Rehabilitimi i çdo pacienti varet gjithmonë nga diagnoza dhe gjendja që paraqitet në klinikë. Pra, është i ndryshëm nga rasti në rast. Për sa i përket mirëmbajtjes nga vetë pacienti, kryesorja është higjiena e lartë që duhet të ketë shoqëruar me kontrolle të rregullta çdo gjashtë muaj te stomatologu.

Jemi në muajin e festave, ka një risi që ju do e sillni si praktikë?

Kemi menduar diçka më shumë për ata që nuk kanë mundësi për të marrë një shërbim dentar. Jo vetëm në muajin e festave, por përgjatë të gjithë vitit “Julia Dental Studio” mendon për pacientët. Vizitat janë gjithmonë falas në 365 ditë të vitit. Për festat, për punimet terapeutike do të bëhet një ulje prej 30%. Ne jemi gjithmonë në shërbimin tuaj me teknikat më të reja me një kosto të përballueshme nga të gjithë.

Fushatat ndërgjegjësuese janë një mundësi për këdo e ka të pamundur këshillimin e mjekut dentist. Sa është pjesë e zgjedhjeve tuaja?

Fushatat ndërgjegjësuese janë gjithmonë në fokus të klinikës tonë. Brezi i ri duhet të dijë shumë mirë rrezikun që ka në shëndet nëse nuk shkon te stomatologu. Problemet që vijnë si pasojë e mos higjienizimit të gojës, etj. Ne bëjmë fushata në kopshte, shkolla, shtëpi fëmijësh, komuniteti rom etj. Fushatat fokusohen në shpjegimin e shumë gjërave në lidhje me shëndetin e oral, ndahen furça për larjen e dhëmbëve, kolinozë, fill dentar etj. zonat rurale janë pikërisht ato që kanë më shumë nevojë për këto lloj fushatash.

Një mesazh për lexuesit e revistës?

“Julia Dental Studio” ju uroj gëzuar festat! Zgjidh më të mirën për veten tënde, zgjidh “Julia Dental Studio”.

 

Adresa: Unaza e Re, Rr. “Teodor Keko”, Tiranë  |  +355 69 85 28 888  |  +355 68 24 11 555

[email protected]  |  [email protected]  |  Facebook: @JuliaDentalStudio

http://juliadentalstudio.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top