Mirëqenie

September 25, 2019 | 11:00

Dr. Lorena Duri: Perladent, marka juaj në stomatologji!

Integriteti nga ana njerëzore, dashuria dhe përkushtimi i kanë dhënë një dimension të plotësuar bluzës së bardhë që ajo përfaqëson. Dhe rezultati final ka qenë ai i dëshiruari, shërbim cilësor dhe i kompletuar, si dhe vlerësim maksimal nga pacienti. Të gjitha këto e bëjnë doktoreshën stomatologe Lorena Duri, të ushtrojë një profesion sa sfidues, po aq dhe fisnik. Perladent është klinika ku ajo ushtron aktivitetin e saj, një klinikë fort konkurruese sa i takon shërbimeve dhe teknologjisë, njëherësh garanci suksesi për dhëmbë të shëndetshëm.

Si është të drejtosh një klinikë kaq prestigjioze si Perladent?

Për mua ka qenë një bekim që nga momenti që u bëra pjesë e stafit të Perladent 6 vite më parë, e deri tani që më është besuar më shumë. Përveç gëzimit, mirënjohjes dhe privilegjit që m’u dha një mundësi e tillë, mbaj mbi supe peshën e një përgjegjësie të dyfishtë, sepse së pari më duhet të ruaj atë emër të mirë që është krijuar prej vitesh, dhe së dyti ta forcoj atë akoma më shumë. Jam e bindur që Zoti më ka pajisur me gjithë potencialin e nevojshëm për t’ia dalë mbanë.

Përveç përvojës, cili është çelësi i suksesit?

Në profesionin tonë kaq të bukur, fisnik e njëkohësisht të vështirë, mendoj që rruga që të çon drejt suksesit është e gjatë, sfiduese dhe mjaft komplekse. Sidoqoftë, për një gjë jam e sigurt, nuk ka sukses nëse nuk je së pari një njeri me integritet, dashuri dhe përkushtim ndaj asaj që bën. Ne si mjekë duhet të jemi të përkushtuar për t’u rritur çdo ditë, si nga ana njerëzore, ashtu dhe nga ana profesionale, pa e humbur fokusin se përse po e bëjmë gjithë këtë, në mënyrë që rezultati final të jetë një shërbim cilësor dhe i kompletuar ndaj pacientit dhe një emër pa të meta për veten tonë.

Ju si mjeke jeni e fokusuar te fusha e ortodoncisë, a mund të na thoni se në cilën moshë është e përshtatshme bërja e një vizite ortodontike dhe përse është e rëndësishme?

Ortodontcia është ajo fushë e dentistrisë e cila merret me korrigjimin e raporteve mes nofullave dhe pozicionimin e dhëmbëve në vendin e tyre korrekt në nofull. Rreth moshës 7-8 vjeçare është e domosdoshme bërja e një vizite ortodontike në mënyrë që mjeku ortodonti të evidentojë ato probleme të cilat kanë një limit moshe për t’u trajtuar dhe të ndërhyjë në kohë nëpërmjet ortodontisë interceptive. Nëse këto probleme nuk trajtohen në kohë, atëherë trajtimi i tyre në një kohë të mëvonshme do të rrisë koston biologjike, kohore dhe ekonomike në dëm të vetë pacientit.

Po në lidhje me pacientët që nuk duan të mbajnë aparate të dukshme, a ka ndonjë alternativë tjetër?

Në fakt, kanë qenë të shumta kërkesat nga ana e apcientëve për realizimin e një trajtimi ortodontik në mënyrë të padukshme. Kombinimi i shkencës me teknologjinë, bazuar në këto kërkesa vazhdimisht në rritje nga ana e pacientëve, rezultoi me krijimin e maskerinave transparente. Perladent mban ekskluzivitetin e firmës Aligner për Shqipërinë. Bëhet fjalë për një sistem dixhital, i cili i bazuar në skanderin 3D të pacientit prodhon një numër individual maskerinash, të cilat mbahen në gojë dhe bëjnë drejtimin e dhëmbëve brenda një afati të caktuar në bazë të llojit të defektit. Ky është një prodhim ekskluziv, i personalizuar dhe diskret i bazuar në nevojat e çdo pacienti. Përveç estetikës, avantazh tjetër i këtij sistemi është se sigurohet një higjienë më e mirë gjatë trajtimit dhe sigurisht janë më komode.

Përveç ortodoncisë, çfarë shërbimesh të tjera kryhen në klinikën tuaj?

Klinika jonë i ofron të gjitha llojet e shërbimeve dentare, që nga më të thjeshtat e deri tek ato më të komplikuarat si: Periodontologji, Terapi dentare, Endodonti, Protetikë fikse dhe e lëvizshme, kirurgji dentare, implantologji. Jo vetëm kaq, por i gjithë stafi ynë është i përkush-tuar për ta dhënë këtë shërbim në mënyrë sa më cilësore dhe të kompletuar deri në detaje.

Jetojmë në një periudhë ku ekzistojnë shumë klinika dentare, përse një pacient duhet të zgjedhë klinikën Perladent? Cili është avantazhi juaj?

Është plotësisht e vërtetë që jetojmë në një kohë që klinikat dentare janë shtuar në numër dhe sa vijnë e po shtohen, por kjo gjë nuk na tremb aspak, sepse nuk është vetëm një avantazh, por janë disa avantazhe që e bëjnë Perladent një klinikë të kompletuar dhe jo të lehtë për t’u konkurruar.

10 arsyet pse duhet të zgjidhni klinikën PERLADENT

  1. Prioritetet e klinikës sonë janë: Cilësia & Steriliteti
  2. Klinika jonë ofron gjithmonë zgjidhjen më të mirë të mundshme për problemet tuaja të shëndetit oral.
  3. Ofron të gjitha llojet e shërbimeve dentare: Periodontologji, Pedodonti, Terapi, Ortopedi. Ortodonti, Kirurgji dhe Implantologji.
  4. Stafi i klinikës është tërësish i përkushtuar dhe i kualifikuar për të kryer të gjitha shërbimet e mësipërme.
  5. Klinika jonë është e pajisur me teknologji bashkëkohore.
  6. Klinika jonë ofron garanci për të gjitha punimet e kryera.
  7. Eksperienca shumëvjeçare e klinikës është një tjetër garanci për ju.
  8. Klinika jonë i ruan në mënyrë tepër konfidenciale të gjitha punimet e pacientëve ndër vite.
  9. Cilësia e shërbimit e justifikon çmimin.
  10. Vizioni i Klinikës Perladent është: Të jemi ndër të paktat klinika me shërbimin më të mirë në Shqipëri (grupi elitë)!

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 141

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top