Teknologjia Moderne e Implanteve Dentare ofron teknikën e vendosjes se implanteve brenda 1 seance të vetme! Dikur, dhëmbët rruazë ishin një luks i vërtetë për kë e kishte këtë fat. Shiheshin me sy lakmitar, ose lakoheshin nëpër qytet si personazhi me estetikë orale fantastike. Ndërsa zilia fshihej pas një buzëqeshjeje të munguar për ata që nuk e kishin këtë shans. Sado të përpiqeshin ti rregullonin e mbushnin, teknikat dentare të asokohe ishin aq të pakta, sa investimi estetik mbetej tek një mbushje a korrigjim i saj. Sot çdo gjë ka ndryshuar 360 gradë. Një buzëqeshje perfekte, brilante siç e quajnë VIP-at, është e mundur. Gjithçka falë teknologjisë së avancuar dentare, e cila ndihmon në arritjen e dhëmbëve origjinalë nëpërmjet implanteve, ose fasetave të cilët nuk i dëmtojnë dhëmbët natyralë.
Mjekja stomatologe Nertila Derveni, e investuar në mënyrë të përkorë, pohon rëndësinë e këtij trendi që prek më së shumti këto dy shërbime.
Çfarë janë Fasetat Emax dhe përse duhet t’i zgjedhim ato?
Faseta Emax janë estetika maksimale e cila ndryshon buzëqeshjen tuaj, punim protetik më pak invaziv, shtresë qeramike që vesh dhëmbët, duke përshtatur formën, ngjyrën e drejtimin e dhëmbëve. Në mbarë botën është kthyer në një trend për të gjithë personat që kërkojnë një buzëqeshje perfekte, pa dëmtuar dhëmbët natyralë. E gjithë kjo arrihet fillimisht nga konsulta që bëhet me mjekun stomatolog, ku vendoset nëse është e mundur vendosja e fasetave, ku mbi të gjitha duhet të konsiderohet teknika dhe materiali që do përdoret. Fasetat Emax dhe Ema x Lumineers janë materiale që përdoren më shpesh për faseta estetike, më të forta se porcelani Cerinate. Trashësia e tyre është rreth 0.3mm 0.5mm.
Cilat janë avantazhet e Fasetave Emax?
Avantazhi kryesor është se Emax kërkon pak ose aspak dëmtim të dhëmbëve për aplikimin e këtyre fasetave. Emax përbëhet nga qeramikë litium disilikate. Është i qëndrueshëm dhe ofron estetikë maksimale për raste të pazgjidhura. Tejdukshmëria e Emax Lumineers është e dizenjuar për të replikuar strukturën tuaj natyrale të dhëmbëve.
Emax Lumineers përputhen me dhëmbët tuaj ekzistues. Në këtë mënyrë, arrihet integrimi natyror tek buzëqeshja juaj. Ato mund të jenë të personalizuara, bazuar në hije dhe ngjyrën që ju pëlqen. Janë cilësi maksimale me çmim të arsyeshëm. Avantazhe të tjera: Gingiva (mishi i dhëmbëve) ka tolerancë të mirë me fasetën. Ngjyra e një fasete Emax mund të zgjidhet në mënyrë të atillë që të bëjë që dhëmbët e errët të duken më të bardhë. Fasetat ofrojnë një qasje konservatore (ruajtëse të strukturës dhëmbore) për të ndryshuar ngjyrën dhe formën e një dhëmbi.
Kur mund të aplikohet trajtimi me Veneers?
Te dhëmbët të cilët kanë diskolorime, për shkak të trajtimit të kanalit rrënjësor, njollave nga tetraciklina ose medikamenteve tjera, fluoride të tepruara ose prani të mbushjeve të mëdha të rrëshirës që kanë zbardhur dhëmbin; Te dhëmbët që janë të zhveshur; Te dhëmbët që janë copëtuar ose thyer; Te dhëmbët që nuk kanë renditje të drejtë, të barabartë ose në formë të rregullt; Te dhëmbët me hapësirë mes tyre (për të mbyllur hapësirën midis këtyre dhëmbëve).
Sa është kohëzgjatja e fasetave?
Fasetat zakonisht qëndrojnë deri në 20 vite, mirëpo jetëgjatësia e tyre varet nga kujdesi që ka pacienti për to. Higjiena orale duhet të mbahet mirë dhe të vazhdojë me larjen e dhëmbëve 2 herë në ditë, pastrim me floss dental si dhe shpëlarje me solucione antiseptike.
Në cilin stad jemi ne si vend për të përmbushur një mision të vështirë në stomatologji si implantologjia?
Implantologjia është një degë e stomatologjisë që gjen përdorim të gjerë te pacientët me humbje të pjesshme ose të plotë të elementeve dentare, duke ndihmuar që pacientët të kenë proteza fikse si për nga ana funksionale, ashtu dhe nga ana estetike. Domethënia e implantologjisë është insertimi i vidave në titanium (implante) në strukturën kockore, duke simuluar rrënjët natyrore të dhëmbëve. Është provuar klinikisht se 95-98% e implanteve dentare kanë rezultat të shkëlqyer. Pas inserimit të impiantit dentar, pacienti i nënshtrohet një faze të dytë, duke pritur gjithmonë osteointegrimin e implantit në strukturën kockore. Pacienti do të përdorë protezën e lëvizshme për të zëvendësuar atë fikse, për një periudhë duke filluar nga 3 deri 6 muaj.
Cilat janë përsosjet e fundit në Implantologji?
Sot, teknologjia moderne ofron teknikën e implanteve me ngarkim të menjëhershëm. Ajo parashikon vetëm një fazë të vetme, atë të inserimit të implantit në kockë dhe vendosjen e kurorave dentare në më pak se 24 orë. Në ditët e sotme implantologjia, me përjashtime të rralla, është gjithmonë e mundur, edhe në qoftë se ka mungesa të volumit të kockës, në të cilën ndërhyrja duhet të paraprihet nga një ndërhyrje që quhet “rigjenerimi kockor” (rasti në të cilën kocka nuk është me trashësi të mjaftueshme.
Cilat janë avantazhet e Implantologjisë?
Implantet dentare mundësojnë ndalimin e riasorbimit kockor. Nëse një dhëmb mungon, kocka fillon e tërhiqet, e cila më pas ndikon dhe në ndryshimin e aspektit të fytyrës. Implantet dentare ndalojnë realizimin e këtij procesi. Ato shpëtojnë dhëmbët fqinje. Në rastin e mungesës së një dhëmbi, kemi 2 zgjidhje: vendosja e urës me 3 kurora ose inserimi i një implanti. Por nëse bëhet një urë, dhëmbët fqinje duhen përgatitur dhe kortikuar si element protezik, ndërsa inserimi i implantit dentar eliminon prekjen e dhëmbëve fqinje. Implantet dentare nuk lëvizin. Në krahasim me protezat e lëvizshme, implantet të japin siguri dhe ndjesinë e të pasurit dhëmbë natyralë, pasi nuk lëvizin. Me to nuk ka më dhimbje! Nëse përkujdesesh, qëndrojnë për një kohë të gjatë në kavitetin e gojës.
Cila është garancia?
Suksesi i një implanti varet nga gjendja shëndetësore e pacientit që i vendos, medikamentet që mund të interferojnë në osteointegrim dhe shëndeti i mirë i indeve në gojë. Vlerësohet gjithashtu edhe pesha. Planifikimi i pozicionit dhe numrit të impianteve është çelësi për një sukses afatgjatë.
Adresa: Fushë-Krujë, Qendër, Kati 2, pranë pallatit Hark, Cel: +355 69 60 63 063, klinikadentare.newdental, Klinika Dentare New Dental, www.new-dental.al, [email protected]
Botuar në revistën “Psikologjia”, Maj 144
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.