Dr. Nexhat Rexha Mr. Sci. Specialist i Urologjisë
Urologjia është degë e mjekësisë që merret me sëmundjet dhe çrregullimet e sistemit urinar mashkullor e femëror dhe organet riprodhuese të mashkullit. Kjo degë ka përparuar në shumë mënyra gjatë dy dekadave të fundit. Falë futjes së teknologjisë laser, duke përdorur instrumente endoskopike me diametër të vogël, mjekët urologë mund të shohin detajet më delikate të traktit urinar dhe të trajtojnë me lehtësi rastet e ndërlikuara.
Teknologjia XPS Green Laser është prezantuar në Tiranë, falë një bashkëpunimi mes spitalit “Mendja Integron Mjekët” të Gjakovës me “Royal Diagnostic Center” në Tiranë. Sipas magjistrit të shkencave të urologjisë, Dr.Nexhat Rexha mr. sci., specialist i urologjisë, sëmundjet urologjike janë mjaft të shpeshta e për pasojë ato shkaktojnë probleme, që mund të jenë kërcënuese për jetën. Teknologjia laser ofron shumë përfitime për pacientët. Spitali M.I.M vetëm para pak kohësh realizoi me sukses operimin e prostatës te një pacient në kryeqytet. Kjo ndërhyrje pa dhimbje dhe pa efekte anësore, garanton suksesin brenda një dite shtrimi.
Dr. Nexhati nga përvoja juaj si mjek, cilat janë problemet më të shpeshta urologjike?
Problemet më të shpeshta urologjike janë tek fëmijët anomalitë e lindura të veshkave dhe kanaleve, të cilat mund të vërehen gjatë shtatzënisë nga ana e gjinekologut ose pas lindjes nga ana e neonatologut në bashkëpunim me urologun, pastaj me ekzaminime plotësuese me të cilat vendoset a duhet ndërhyrje kirurgjike. Probleme tek fëmijët janë dhe mos zbritja e testisit, të cilat korrigjohen në moshën njëvjeçare. Vrima e uretrës më poshtë se normalisht korrigjohet në moshën një-dyvjeçare. Te moshat e rritura, probleme të gurëve në veshka dhe kanale që tani zgjidhen me sukses me grimcim të gurëve me valë elektromagnetike ose me endolaser lithotripsi, por vetëm 2% e rasteve bëhet ndërhyrja kirurgjike. Anomalitë e veshkave dhe kanaleve gjithashtu zgjidhen me sukses me operim. Inflamacionet e veshkave dhe rrugëve urinare sot janë më të shpeshta, për të cilat mjekohen me sukses me antibiotikë adekuat (sot për fat të keqabuzohet me antibiotik, duhet të kemi parasysh). Sëmundjet tumorale zënë një numër në rritje, për të cilat sot mund të vërehet herët dhe mjekimi i tyre është më i suksesshëm. Sot kemi aparatura të nevojshme për të diagnostikuar sëmundjet tumoroze, siç janë ekosonografia, CT urografia dhe rezonanca magnetike, të cilat janë të mjaftueshme për të caktuar diagnozën e shpejtë.
Si mund t’i parandalojmë ato?
Anomalitë urologjike kërkojnë ndërhyrje kirurgjike, infeksionet duhet të mjekohen në kohë dhe me antibiotikë adekuat. Gurët në veshka dhe kanale, duhet menjëherë të grimcohen. Çdo gur që qëndron gjatë, bëhet më i fortë dhe më problem për ta grimcuar. Sëmundjet tumoroze duhet të zbulohen herët dhe operim të menjëhershëm.
Ju si mjek urolog sillni përvojën e parë të ndërveprimit të një aparature me laser, në Gjakovë fillimisht. Cili është spektri i veprimit të saj?
Ne në Gjakovë kemi filluar operimin e prostatës me XPS Green Laser Vaporusation që nga Nëntori 2013. Deri tani kemi operuar 123 raste me sukses. Mosha e pacientëve nga 43-88 vjeç. Pacienti ka qëndruar në spital një ditë, kateteri është hequr ditën 5 e pestë. Gjatësia valore e laserit 523 mm, thellësia e koagulimit 1-2mm. Energjia max dalëse 180W.
Cilat janë efektet e mëpasme, a ka komplikime?
XPS Green Laser Vaporusation nuk ka efekte anësore.
A ka dhimbje dhe si menaxhohen ato?
Operimi kryhet në anestezion spinal. Pas operimit pacientit i caktohet analgjetik. E gjitha kryhet pa dhimbje.
Përgatitja e pacientit është një situatë po kaq e rëndësishme sa vetë procesi fizik. Si veprohet në këto raste?
Pacienti duhet të bëjë vizitë rutinore tek urologu, ekosonografi të veshkave dhe eko transrektale të prostatës, uroflow, laboratori rutinor dhe PSA, si dhe konsulta tek kardiologu.
Po regjimi paskëtaj cili duhet të jetë?
Javën e parë pacienti qëndron në shtëpi, pas tre javësh kthehet në aktivitet normal.
Sa herë mund të ndërhyhet me këtë aparaturë?
Zakonisht mundësia e përsëritjes së sëmundjes ekziston në 5% të rasteve.
Cilat janë moshat dhe individët që mund të përballojnë trajtime të tilla?
Të gjitha moshat që janë aktive.
Ku mund t’ju gjejnë të interesuarit?
Unë jam bashkëpunëtor në. Royal Diagnostic Center”.
ADRESA: “Royal Diagnostic Center” Tiranë, Rr. “Lord Bajron”, përballë Spitalit Ushtarak, Laprakë,
+355 42 35 70 00 | +355 68 40 15 59 11 | [email protected] | [email protected]
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.