Një grua në moshë të rënduar, e sëmurë e që duhet t’i shërbejë dhe bashkëshortit të saj që është në gjendje më të rënduar se ajo. Grua e fortë deri në dhimbje, nga ato gratë që duket sikur mes shumë mundimesh i bën ballë jetës. Ajo ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve.
Hanife Hasa është 58 vjeç, jeton në fshatin Grabjan të Lushnjes. Gruaja gjen forcë për të na treguar historinë e jetës së saj edhe pse duket se fuqitë e kanë lënë. “U martova 17 vjeç, u bëra me djalë. Djali im ishte i mençur, në gjimnaz djali u diagnostikua me tumor në këmbë” Drita e syve djali i vetëm u sha në sytë e saj.
“E operuam djalin, u be keq djali. Pas dy javësh iu kthye tumori. Mjeku më tha merre në shtëpi nuk ka shërim. Djali më vdiq në duar” thotë gruaja për “Shqiptarët për shqiptarë” në News24.
6 muaj pasi i vdiq i biri ajo u përball me një tjetër tragjedi. Në pusin e shtëpisë së saj humbën jetën 5 persona përfshirë bashkëshorti, vëllai dhe nipi i saj. I vetmi kujtim për të janë disa fotografi të vjetra.
Hanifja vetë është e sëmurë, plagët e zemrës janë të mëdha. Sot ajo banon bashkë me burrin e saj. 58 vjeçarja ka probleme të mëdha shëndetësore në këmbën e majtë. Dhimbjet i ka të mëdha. Mjeku i tha të operohej në spitalin shtetëror. Ironike është fakti se ajo ishte e 600-ta në radhë. Me shaka mjeku i tha se duhet të priste 50 vjet për t’u operuar.
“Mezi eci, këmba më mundon, nuk i shërbej dot burrit. Vjet m’u sëmur edhe burri. Tani është i paralizuar” thotë gruaja e cila me një patericë shtyn me mundime burrin e saj.
“Zvarrë ecim nga halli të dy” “Po mos të jetë kjo, unë do isha i vdekur. I kërkoj falje gruas për gjithë këto mundime që po bën” shprehet burri.
https://www.youtube.com/watch?v=MXda9NvZLII
Burimi / http://www.balkanweb.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.