Në fokus

March 19, 2017 | 19:21

Drama pas divorcit, mësueses i marrin djalin: Fëmija do të vdesë në duar…

Ka vendosur të mos heshtë më, por ta bëjë publike historinë e saj të trishtë. Ndoshta me këtë ndërgjegjësim të shoqërisë dhe aktorëve përgjegjës, do të mund të kthejë në shtëpi birin e saj të vogël. Ligjshmërish, Eglantina, nëna e divorcuar, e ka në kujdestari vetë djalin, por siç pohoi ajo në “Ka një mesazh për ty”, në “E Diela Shqiptare”, ish-bashkëshorti dhe ish-e vjehrra nuk e lejojnë ta marrë.

eglantina

Eglantina, me profesion mësuese, u paraqit me një arush të të birit në dorë, si shenjë mungese të tij. Nëna e re jeton ne qytetin e Kuçovës. Historia e saj është mjaft prekëse. Ajo është ndarë me burrin e saj për shkak se ai luante kumar. Nga ana tjetër ajo pohon që pavarësish mbështetjes që i ka dhënë vjehrra, kjo e fundit ka qenë një zë kundër saj gjithmonë lidhur me mosmarrëveshjet që kishte çifti. Nga martesa Eglantina ka një fëmijë.

‘Fëmija do të vdesë në duar të sigurta dhe ti nuk ke me e marrë kurrë” tha Egla me lot në sy. Në këtë emision, ajo kishte thirrur avokaten të saj, e quajtur Stela, për t’i kërkuar mbështetje deri në marrjen e djalit.

“Të kam thirrur këtu për të të falënderuar. Të lutem mos më braktis, qëndro me mua derisa të marrim Argin e vogël” tha Egla.

 

Burimi: TvKlan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top